SmartFin falas për bizneset shqiptare: marrëveshja QKB–IEF

Data: 2 Qershor 2025

SmartFin

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) dhe Instituti Europian i Financave (IEF) kanë nënshkruar një marrëveshje që u jep bizneseve shqiptare akses falas në SmartFin, platformën digjitale të menaxhimit financiar.

SmartFin, e zhvilluar nga Soft & Solution, anëtare e ACTI, është një zgjidhje e avancuar që thjeshton proceset e përditshme për bizneset e vogla dhe të mesme. Përmes automatizimit të llogarive, raporteve dhe deklarimeve financiare, platforma u kursen sipërmarrësve kohë dhe u jep mundësi të fokusohen tek rritja dhe zhvillimi.

Ky bashkëpunim synon të:

  • Lehtësojë kostot dhe proceset administrative për bizneset shqiptare.
  • Rrisë transparencën dhe saktësinë e raportimeve financiare.
  • Nxisë përdorimin e teknologjive vendase si mjet për zhvillim ekonomik.

Duke folur për marrëveshjen, Ermal Beqiri u shpreh se “SmartFin ofrohet falas sepse besojmë që teknologjia duhet të lehtësojë jetën e bizneseve dhe jo të shtojë kosto. Ky është një shembull i qartë i asaj që ndodh kur institucionet publike dhe kompanitë private bashkëpunojnë për t’i krijuar vlerë gjithë shoqërisë.”

Albanian Council for Technology and Innovation (ACTI) ka qenë gjithmonë për këtë frymë bashkëpunimi. Dhe ndërsa anëtarët dhe partnerët kanë treguar mjaftueshëm sa i fortë është ky rrjet, janë rezultatet si ky që flasin më shumë.

 

Loading…