Siguria kibernetike ndërtohet mbi njerëzit, proceset dhe teknologjinë
Data: 10 Tetor 2024

Siguria kibernetike nuk është vetëm një mur i lartë apo një portë e fortifikuar. Ajo është vigilencë në çdo nivel, nga zhvillimi i kodit, te implementimi dhe mirëmbajtja. Këtë mesazh e theksoi edhe Ermal Beqiri, themelues i Soft & Solution, duke rikujtuar se një sistem është i fortë sa hallka më e dobët e tij.
Metaforat e së shkuarës na tregojnë të njëjtën gjë: edhe kështjellat më të forta mund të bien nga një portë e harruar hapur. Edhe Kali i Trojës është një shembull se si rreziku shpesh vjen nga brenda, jo nga jashtë. E njëjta logjikë vlen për teknologjinë sot: një bug i vogël në kod, një update i anashkaluar apo një procedurë e harruar mund të hapë derën ndaj kërcënimeve të mëdha.
Në këtë frymë, Enri Feka, një nga përfaqësuesit e grupit tonë të kompanive Soft & Solution dhe Horizon Sh.p.k, foli për Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSIK) mbi rëndësinë e një qasjeje holistike ndaj sigurisë. Ai theksoi se fortifikimi i sistemeve nuk mjafton nëse mungon vigjilenca e përditshme dhe sinkronizimi mes njerëzve, proceseve dhe teknologjisë.
Si partner zyrtar i Microsoft, Soft & Solution ka vendosur sigurinë si një shtyllë kryesore të çdo projekti, duke ofruar:
- Trajnime dhe ndërgjegjësim për çdo pjesëtar të ekipit.
- Politika të qarta dhe praktika të rregullta sigurie.
- Mjetet më të avancuara për të mbrojtur sistemet kritike.
Siguria kibernetike është themeli i zhvillimit digjital. Nuk mjafton teknologjia. Besimi ndërtohet kur njerëzit, proceset dhe teknologjia funksionojnë së bashku.
Ky vizion është bërë pjesë e çdo zgjidhjeje që ndërtojmë për klientët tanë në Shqipëri dhe jashtë saj. Sepse siguria është e brishtë, ajo kërkon kujdes të përditshëm dhe bashkëpunim të vazhdueshëm. Vetëm kështu mund të krijojmë një të ardhme digjitale më të sigurt për të gjithë.