Nga Nevoja te Zgjidhja: Rruga drejt Kërkimit dhe Zhvillimit
Data: 3 Qershor 2024

Në botën e teknologjisë, shpesh është një boshllëk që ndez shkëndijën e inovacionit. Kështu ndodhi edhe me një nga projektet më të fundit të Soft & Solution dhe ekipit tonë të dedikuar në R&D Solution.
Gjatë planifikimit të sistemeve të monitorimit për qendrën tonë të të dhënave, u përballëm me një sfidë konkrete: nuk ekzistonte asnjë zgjidhje e gatshme që të ishte mjaftueshëm fleksibël për të integruar të gjitha sistemet tona.
Nga ndriçimi automatik, te monitorimi i trafikut, kontrolli i temperaturës dhe siguria: ne kishim nevojë për një sistem që t’i bashkonte të gjitha në një. Dhe kur zgjidhja nuk ekziston, atëherë e krijon vetë.
Kjo filozofi është ajo që na udhëheq çdo ditë dhe siç e shpreh edhe Ermal Beqiri, themelues i Soft & Solution Group: “Nëse tregu nuk ofron atë që të duhet, kjo është ftesa më e qartë për të krijuar diçka të re. Ne nuk zhvillojmë produkte vetëm për të ndjekur trended, ne i zhvillojmë kur kemi bindjen se janë të domosdoshme.”
Ky projekt është më shumë sesa një zgjidhje teknike, është një mundësi për ata që duan të sfidojnë veten. Në R&D Solution, ky është vendi ku pasioni takohet me qëllimin dhe ku çdo linjë kodi lë gjurmë në një sistem të gjeneratës së ardhshme.
Nëse dëshiron të jesh pjesë e një udhëtimi që sfidon kufijtë e zakonshmes, na u bashko, të krijojmë jo vetëm për të zgjidhur probleme, por për të ndërtuar të ardhmen.