Kursi 2: Full Stack Web Developer

Ky trajnim është receta ideale për studentët që kanë pak ose aspak njohuri për teknologjitë e përdorura për zhvillimin e faqeve dinamike web.
Nëse jeni duke kërkuar për një kurs vërtet efektiv, i cili ju përgatit të ndërtoni faqe web profesionale për të cilat klientët do të jenë të gatshëm të paguajnë, ky është kursi i duhur për ju.

Moduli 1: SCRUM

Metodologjia Agile përfshin një grup metodash të zhvillimit të software, të cilat përqendrohen në të menduarit adaptiv, punën në grup, bashkëpunimin dhe ndërfunksionalitetin. Një nga vlerat themelore të saj është aftësia për t’u përshtatur dhe për t’iu përgjigjur ndryshimeve në baza të vazhdueshme për të arritur më mirë qëllimet e projektit. Agile thekson anën njerëzore të punës në një projekt, e cila është thelbësisht më adaptive. Ajo inkurajon grupe të ekipeve më të vogla për të trajtuar një problem si një grup objektivash, nga të cilat mund të nxirren detyrat. Në një kuptim të përgjithshëm, softueri agile përpiqet të trajtojë një projekt në një mënyrë më praktike, pa imponuar kufizime të panevojshme për kreativitetin.

Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të:

– Vlerësojnë se si “borxhi teknik” ndikon në shumë projekte softuerësh të cilët zhvillohen sipas metodologjive parashikuese dhe “waterfall”.

– Kuptojnë sesi metodat Agile të zhvillimit të softuerëve ndihmojnë për të kapërcyer këto sfida.

– Shqyrtojnë vlerat dhe parimet udhëzuese që drejtojnë të gjitha metodat Agile dhe përcaktojnë se si zbatohen këto parime në metodën SCRUM.

Mësojnë të aplikojnë iteracione të shumta në mënyrë që të marrin një kuptim më të thellë të theksit të vendosur nga metodologjia agile në një kulturë të punës në ekip. Kjo do t’i lejojë pjesëmarrësit të reflektojnë se si kjo kulturë mund të çojë në mësimin e shpejtë, përmirësimin e punës dhe ofrimin e vlerës.

Loading…