
Në panairin e punës, Soft & Solution prezantoi një koncept që po ndryshon mënyrën si kompanitë shqiptare e shohin talentin e ri. Në vend që të ndjekë modelin tradicional të praktikave afatshkurtra, shpeshherë pa pagesë dhe me angazhim minimal, kompania jonë ka zgjedhur të investojë drejtpërdrejt që në ditën e parë.
Akademia e Paguar nuk është një program praktikash i zakonshëm. Ajo është një shkollë e brendshme e menduar për të integruar studentët dhe të diplomuarit e rinj në projekte reale, duke i bërë pjesë të plotë të ekipit. Çdo pjesëmarrës trajnohet nga ekspertë të fushës, merr një pagë mujore prej 150.000 lekësh, dhe përfshihet në punë konkrete që ndikojnë në sektorë strategjikë të Shqipërisë.
Në thelb të kësaj nisme qëndron bindja e Soft & Solution se talenti nuk është diçka që duhet thjesht testuar për disa muaj. Ai duhet formuar, mbështetur dhe rritur në një ambient profesional ku aftësitë zhvillohen me shpejtësi dhe ku çdo i ri ndjehet i vlerësuar.
“Ne nuk shohim të rinjtë si praktikantë kalimtarë, por si profesionistët e së ardhmes që do të mbajnë mbi shpatulla projektet më të rëndësishme të vendit. Për këtë arsye kemi vendosur të mos ofrojmë internship-e provë apo eksperienca sipërfaqësore, por të krijojmë një program që ndërton kapacitete reale,” – theksoi ekipi drejtues i kompanisë gjatë prezantimit.
Me këtë qasje, Soft & Solution jo vetëm që dallohet nga tregu, por edhe krijon një model që mund të shërbejë si shembull për kompanitë e tjera. Sepse e ardhmja e teknologjisë në Shqipëri nuk ndërtohet mbi praktika të përkohshme, por mbi investime të qëndrueshme te njerëzit.