Aktivitete

Nga Berlin në Mallorca: Një Ekip që Zgjeron Kufijtë e Suksesit

Soft & Solution Group

“Nga Berlin në Mallorca, qielli është bërë shtëpia jonë e dytë. Çdo avion që ngrihet është një tjetër kapitull në rrugëtimin tonë drejt përmirësimit. Një kujtesë që suksesin nuk e gjejmë duke qëndruar në vend, por duke shkuar gjithmonë më tej: si ekip, si kompani dhe si kulturë.” Kështu e përshkruan Ermal Beqiri, themelues i Soft & Solution Group, ritmin me të cilin lëviz ekipi ynë drejt së ardhmes.

Vetëm disa ditë më parë, 9 anëtarë të ekipit tonë përfunduan një trajnim intensiv në Berlin. Pa humbur kohë, u takuam në aeroport për të udhëtuar drejt Palma de Mallorca, në një retreat të merituar që shërbeu si një zhvillim profesional dhe njerëzor.

Ky lloj ritmi është bërë pjesë e kulturës sonë: lëvizje, mësim dhe përkushtim pa ndalesë.

Gjatë këtij viti, ekipet nga Soft & Solution, Horizon, NSolution dhe R&D Solution kanë përzgjedhur me kujdes mbi 10 programe trajnimi që synojnë jo vetëm të përmirësojnë aftësitë teknike, por të ndërtojnë një mentalitet që nuk njeh limite.

Në një industri që zhvillohet me një ritëm të vrullshëm, ne nuk presim të ardhmen, por punojmë për ta ndërtuar.
Çdo trajnim, çdo udhëtim dhe çdo përvojë është pjesë e rrugëtimit tonë për të qenë gjithmonë një hap përpara.

Loading…