Rreth kompanisë

Me mbi 14 vite përvojë, Soft & Solution ndërton erformanc digjitale për sektorin publik dhe privat në Shqipëri dhe Francë. Përvoja jonë shumëvjeçare na lejon të kuptojmë thellësisht sfidat reale dhe të ofrojmë zgjidhje të sigurta, të qëndrueshme dhe të gatshme për kërkesa komplekse.

Përshkrimi i rolit

Soft & Solution po kërkon një Technical Lead që do të udhëheqë ekipin tonë të zhvillimit dhe do të sigurojë dorëzimin me sukses projekteve me cilësi të lartë dhe të zgjidhjeve softuerike. Ky rol kërkon një profesionist që kombinon ekselencën teknike me aftësi lidershipi dhe të jetë i gatshëm të ndërtojë erform bashkëpunimi.

Përgjegjësitë kryesore

  • Udhëheqja, mentorimi dhe motivimi I një ekipi zhvilluesish për arritjen e objektivave të projekteve.
  • Mbikëqyrja e dizajnimit, zhvillimit dhe implementimit të zgjidhjeve softuerike.
  • Bashkëpunimi me menaxherët e projekteve, zhvilluesit dhe palët e erforma për të përcaktuar kërkesat teknike dhe prioritetet.
  • Sigurimi i respektimit të standardeve të kodimit, praktikave më të mira dhe proceseve të sigurimit të cilësisë.
  • Identifikimi dhe zgjidhja e sfidave teknike, duke siguruar dorëzimin e projekteve në kohë.
  • Përditësim mbi teknologjitë në zhvillim dhe rekomandime për përmirësime të vazhdueshme në ekip.

Kualifikimet

  • 3 + vite përvojë në zhvillimin e softuerit me aftësi të avancuara në gjuhë dhe platforma programimi.
  • Përvojë e provuar në drejtimin dhe/ose në menaxhimin e ekipeve të zhvillimit të softuerit.
  • Aftësi të forta për zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve teknike të sakta.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, lidershipi dhe ndërpersonale.
  • Aftësia për të balancuar udhëheqjen teknike me përfshirjen praktike në zhvillim kur është e nevojshme.

Çfarë ofrojmë

  • Mentorim dhe trajnime për zhvillim të vazhdueshëm professional
  • Pagesë konkurruese dhe bonuse sipas performances
  • Rol me përgjegjësi në një nga kompanitë kryesore teknologjike në Shqipëri
  • Mundësi rritjeje profesionale, në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare.

Loading…