Rreth kompanisë
Me mbi 14 vite përvojë, Soft & Solution ndërton platforma digjitale për sektorin publik dhe privat në Shqipëri dhe Francë. Përvoja jonë shumëvjeçare na lejon të kuptojmë thellësisht sfidat reale dhe të ofrojmë zgjidhje të sigurta, të qëndrueshme dhe të gatshme për kërkesa komplekse.
Përshkrim i i rolit
Si pjesë përbërëse e stafit të Soft & Solution, Specialisti i Infrastrukturës do të integrohet në ekipin e shërbimeve mbështetëse.
Përgjegjësitë kryesore
- Performon detyra rutine mirëmbajtjeje për infrastrukturën e kompanisë si backupe dhe rregullime të problematikave të ndryshme qe mund të dalin gjatë ditës.
- Krijon checklistat e nevojshme për kontrollin e statusit te sistemit të infrastruktures dhe nderhyrjet specifike.
- Pergatit raporte performance dhe kontrolli të infrastruktures.
- Implementon planin e Disaster & Recovery.
- Mbron sistemin ndaj aksesit te paautorizuar , modifikimit apo shkaterrimit.
Kualifikimet
- Njohuri mbi IPV4, IPV6, TCP/IP dhe OSI, subnetet dhe adresimin.
- Të menaxhoje në mënyrë efektive sisteme operative të bazuara në UNIX/Linux dhe Windows.
- Njohuri mbi Cisco CCNA, routing dhe switching.
- Te jete i afte të montoje, konfiguroje dhe instaloje pajisje hardware-ike si servera, sisteme monitorimi, sisteme siguri
- Njohuri mbi protokollet e rrjetit si DNS, HTTP, HTTPS, TCP, DHCP.
- Te menaxhojë dhe konfigurojë Firewall.
- Preferohet te ketë një nga certifikatat Cicso (CCNA, CCT, CCENT, CCNP ), A+ (CompTIA), CISM, RHCSA (Red Hat Certified System Administrator).
Çfarë ofrojmë
- Mentorim dhe trajnime për zhvillim të vazhdueshëm professional
- Pagesë konkurruese dhe bonuse sipas erformances
- Rol me përgjegjësi në një nga kompanitë kryesore teknologjike në Shqipëri
- Mundësi rritjeje profesionale, në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare.