Rreth kompanisë
Me mbi 14 vite përvojë, Soft & Solution ndërton platforma digjitale për sektorin publik dhe privat në Shqipëri dhe Francë. Përvoja jonë shumëvjeçare na lejon të kuptojmë thellësisht sfidat reale dhe të ofrojmë zgjidhje të sigurta, të qëndrueshme dhe të gatshme për kërkesa komplekse.
Përshkrimi i rolit
Po kërkojmë të zgjerojmë ekipin tonë me një QA Tester të përgjegjshëm, të vëmendshëm ndaj detajeve dhe me pasion për cilësinë e produkteve software.
Kandidati ideal duhet të ketë të paktën 1 vit eksperiencë në QA Testing dhe të jetë i familjarizuar me proceset bazë të testimit manual dhe automatik.
Përgjegjësitë kryesore
- Krijimi, dokumentimi dhe ekzekutimi i test cases.
- Identifikimi, dokumentimi dhe raportimi i bugs/issues në mënyrë të qartë dhe të detajuar.
- Kryerja e regression testing për të siguruar stabilitetin e aplikacioneve pas ndryshimeve dhe përditësimeve.
- Realizimi i testimeve automatike dhe mirëmbajtja e testeve ekzistuese.
- Bashkëpunimi me ekipet e Development dhe Product për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve.
- Verifikimi i funksionaliteteve të reja dhe sigurimi që ato përmbushin kërkesat e përcaktuara.
- Përdorimi i mjeteve dhe teknologjive të ndryshme për përmirësimin e procesit të testimit.
Kualifikimet
- Minimumi 1 vit eksperiencë pune në QA Testing.
- Njohuri në Manual dhe Automated Testing.
- Eksperiencë në test case creation & execution.
- Njohuri në bug reporting dhe regression testing.
- Familiaritet me Postman për testime API.
- Njohuri në Eclipse dhe përdorimin e tij për testime automatike.
- Familiaritet me AI tools dhe aftësi për t’i përdorur ato për të optimizuar procesin e testimit.
- Njohuri bazë në API Testing dhe SQL përbëjnë avantazh.
- Aftësi të mira analitike dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
- Përgjegjshmëri dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
- Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.
- Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u përshtatur me teknologji dhe mjete të reja.
Çfarë ofrojmë
Nëse je një person proaktiv, i organizuar dhe i vëmendshëm ndaj detajeve, që të pëlqen të sfidosh veten, të zbulosh problemet përpara se ato të bëhen pengesë dhe të punosh ngushtë me një ekip profesional, atëherë mund të jesh pikërisht personi që po kërkojmë.
Bëhu pjesë e ekipit tonë, zhvillo aftësitë e tua në QA dhe kontribuo në ndërtimin e produkteve cilësore.
