Rreth kompanisë

Me mbi 15 vite përvojë, Soft & Solution ndërton platforma digjitale për sektorin publik dhe privat në Shqipëri dhe Francë. Përvoja jonë shumëvjeçare na lejon të kuptojmë thellësisht sfidat reale dhe të ofrojmë zgjidhje të sigurta, të qëndrueshme dhe të gatshme për kërkesa komplekse.

 

Përshkrimi i rolit

Do you have a background in Software Development and a passion for Marketing?

Nëse ke eksperiencë në zhvillimin e software-it dhe dëshiron t’i ndërthurësh njohuritë teknike me kreativitetin, strategjinë dhe marketingun, kjo mund të jetë mundësia e duhur për ty!

Soft & Solution po kërkon një Marketing Specialist (Software Development Background), i cili do të kontribuojë në pozicionimin, promovimin dhe rritjen e produkteve tona software në treg.

Ky pozicion ndërthur ekspertizën teknike me marketingun strategjik, duke ofruar mundësinë për të kontribuar drejtpërdrejt në mënyrën se si produktet tona prezantohen, perceptohen dhe përdoren nga klientët.

 

Përgjegjësitë kryesore

  • Hartimi dhe zbatimi i strategjive dhe planeve të marketingut për lançimin dhe promovimin e produkteve software.
  • Analizimi i tregut, konkurrencës dhe segmenteve të klientëve për të identifikuar mundësi të reja dhe për të përcaktuar pozicionimin e produkteve.
  • Krijimi dhe përgatitja e përmbajtjeve për website, fushata digjitale, prezantime dhe materiale promovuese, duke komunikuar qartë funksionalitetet dhe përfitimet e produkteve.
  • Planifikimi, menaxhimi dhe optimizimi i fushatave të marketingut në përputhje me objektivat dhe buxhetet e përcaktuara.
  • Bashkëpunimi me ekipet e Software Development dhe Product Management për koordinimin e lançimeve, promovimin e funksionaliteteve të reja dhe përcjelljen e reagimeve të klientëve.
  • Monitorimi dhe analizimi i performancës së aktiviteteve të marketingut, përfshirë angazhimin e përdoruesve, konvertimet dhe kostot e përfitimit të klientëve.
  • Identifikimi dhe përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale (AI) dhe automatizimit për optimizimin e proceseve të marketingut, krijimit të përmbajtjes dhe analizës së të dhënave.

 

Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar:

  • Përvojë e mëparshme profesionale si Software Developer (kriter i detyrueshëm).
  • Njohuri dhe eksperiencë në marketing digjital ose marketing produkti, të mbështetura me shembuj konkretë pune.
  • Kuptim i mirë i proceseve të zhvillimit të software-it, funksionaliteteve të aplikacioneve dhe integrimeve ndërmjet sistemeve.
  • Aftësi për të përkthyer koncepte teknike në mesazhe të qarta dhe të kuptueshme për audienca të ndryshme.
  • Njohuri mbi kanalet e marketingut digjital, SEO dhe mjetet e analizës së performancës.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shkrimi profesional në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Aftësi organizative, mendim analitik, kreativitet dhe orientim drejt rezultateve.

 

Përbëjnë avantazh

  • Eksperienca në marketingun e produkteve SaaS, aplikacioneve web ose mobile.
  • Pjesëmarrja në lançimin dhe promovimin e produkteve software në tregje ndërkombëtare.
  • Përvoja me sisteme CRM, automatizime marketingu dhe mjete për analizimin e sjelljes së përdoruesve.

 

Çfarë ofrojmë?

  • Mundësinë për të kombinuar njohuritë teknike me marketingun strategjik dhe kreativ.
  • Përfshirje të drejtpërdrejtë në lançimin, promovimin dhe zhvillimin e produkteve software.
  • Mundësi për zhvillim profesional në fushën e Product Marketing dhe Software Business Strategy.
  • Bashkëpunim me ekipe multidisiplinare dhe profesionistë të industrisë së teknologjisë.
  • Hapësirë për iniciativa, ide inovative dhe kontribut të drejtpërdrejtë në rritjen e produkteve.
  • Ambient pune profesional dhe dinamik, që nxit zhvillimin e vazhdueshëm.

 

Apliko tani!

Ready to take your technical expertise beyond coding?

Nëse ke eksperiencë në Software Development dhe dëshiron të përdorësh njohuritë e tua teknike për të kontribuar në suksesin e produkteve software në treg, të ftojmë të aplikosh dhe të bëhesh pjesë e ekipit tonë!

Loading…