Rreth kompanisë
Me mbi 14 vite përvojë, Soft & Solution ndërton platforma digjitale për sektorin publik dhe privat në Shqipëri dhe Francë. Përvoja jonë shumëvjeçare na lejon të kuptojmë thellësisht sfidat reale dhe të ofrojmë zgjidhje të sigurta, të qëndrueshme dhe të gatshme për kërkesa komplekse.
Përshkrimi i rolit
Soft & Solution shpk po kërkon një Software Developer me eksperiencë mbi 3 vite, i cili të jetë i apasionuar pas zhvillimit të softuerit dhe të kontribuojë në ndërtimin e aplikacioneve cilësore dhe inovative. Kandidati ideal duhet të ketë përvojë të fortë praktike në programim, të zotërojë gjuhë moderne programimi dhe të jetë i aftë të punojë në mënyrë bashkëpunuese me ekipin e zhvillimit dhe palët e interesit.
Përgjegjësitë kryesore
- Zhvillimi, testimi dhe mirëmbajtja e aplikacioneve softuerike.
- Implementimi i funksionaliteteve të reja duke respektuar standardet e kodimit dhe praktikat më të mira.
- Bashkëpunimi me ekipin e zhvillimit dhe menaxherët e projekteve për të realizuar kërkesat teknike.
- Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve teknike dhe optimizimi i performancës së sistemeve ekzistuese.
- Përdorimi i teknologjive moderne dhe propozimi i zgjidhjeve inovative për përmirësim të vazhdueshëm.
Kualifikimet
- Të paktën 3 vite përvojë në zhvillimin e softuerit.
- Aftësi të forta praktike në një ose më shumë gjuhë programimi moderne (p.sh. C#, Python, JavaScript, etj.) si dhe teknologji si .NET
- Eksperiencë me baza të dhënash dhe teknologji cloud konsiderohet avantazh.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe bashkëpunuese brenda një ekipi.
- Aftësi të mira në zgjidhjen e problemeve dhe në të menduarit kritik.
Çfarë ofrojmë
- Mentorim dhe trajnime për zhvillim të vazhdueshëm professional
- Pagesë konkurruese dhe bonuse sipas performancës
- Rol me përgjegjësi në një nga kompanitë kryesore teknologjike në Shqipëri
- Mundësi rritjeje profesionale, në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare.