Rreth kompanisë
Me mbi 14 vite përvojë, Soft & Solution ndërton platforma digjitale për sektorin publik dhe privat në Shqipëri dhe Francë. Përvoja jonë shumëvjeçare na lejon të kuptojmë thellësisht sfidat reale dhe të ofrojmë zgjidhje të sigurta, të qëndrueshme dhe të gatshme për kërkesa komplekse.
Përshkrimi i rolit
Soft & Solution është në kërkim të një Graphic Designer që t’i bashkohet ekipit tonë në zgjerim të Marketingut! Në këtë rol, ju do të jeni drejtpërdrejt të përfshirë në krijimin dhe zhvillimin e identitetit vizual të markave dhe projekteve tona në vazhdim, duke kontribuar në fushata komunikimi si të brendshme ashtu edhe të jashtme.
Përgjegjësitë kryesore
- Krijimi i materialeve vizuale për fushatat e brendshme dhe të jashtme (rrjete sociale, faqe interneti, evente);
- Bashkëpunimi me ekipin e marketingut për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e identitetit vizual të projekteve dhe markave tona;
- Dizajnimi i materialeve promocionale për platforma si print ashtu edhe digjitale.
Kualifikimet
- Eksperiencë e provuar si Graphic Designer;
- Aftësi të forta në Adobe Illustrator, Photoshop, InDesign (ose mjete të ngjashme dizajni);
- Kreativitet, vëmendje ndaj detajeve dhe përkushtim për estetikën;
- Aftësi për të punuar në bashkëpunim dhe për të respektuar afatet kohore.
Çfarë ofrojmë
- Rol strategjik drejtues në një nga kompanitë më të njohura teknologjike në Shqipëri
- Paketë konkurruese pagese dhe bonuse në bazë të performancës
- Mundësi për të ndërtuar dhe forcuar një kulturë sigurie në kompani
- Qasje në mjete të avancuara dhe projekte në nivel enterprise
- Mësim dhe zhvillim i vazhdueshëm me ekspozim në nivel drejtues
