Rreth kompanisë
Me mbi 14 vite përvojë, Soft & Solution ndërton platforma digjitale për sektorin publik dhe privat në Shqipëri dhe Francë. Përvoja jonë shumëvjeçare na lejon të kuptojmë thellësisht sfidat reale dhe të ofrojmë zgjidhje të sigurta, të qëndrueshme dhe të gatshme për kërkesa komplekse.
Përshkrimi i rolit
Në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve dhe rritjes së volumit të punës në çështje kontraktuale, administrative dhe të përputhshmërisë ligjore, Soft & Solution Group hap thirrjen për Asistente Juriste për të mbështetur punën e Departamentit Ligjor.
Roli do të fokusohet në asistencë ligjore, përgatitje dokumentacionesh, ndjekje procedurash dhe komunikim institucional.
Përgjegjësitë kryesore
- Asistencë në hartimin, shqyrtimin dhe arkivimin e kontratave, marrëveshjeve dhe dokumenteve ligjore.
- Mbështetje në ndjekjen e procedurave administrative dhe marrëdhënieve me institucionet shtetërore dhe partnerët.
- Përgatitje e shkresave, autorizimeve, njoftimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare.
- Menaxhim dhe mirëmbajtje e arkivës ligjore dhe databazës së dokumenteve.
- Kërkim ligjor dhe përgatitje e përmbledhjeve mbi legjislacionin përkatës sipas nevojave të kompanisë.
- Mbështetje për përputhshmëri ligjore (compliance) në veprimtarinë e kompanisë.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Drejtësi.
- Eksperiencë pune 1–2 vite në pozicione të ngjashme (në kompani ose studio ligjore).
- Njohuri shumë të mira të ligjit tregtar, kontratave, dhe procedurave administrative.
- Aftësi shumë të mira të gjuhës angleze (frëngjishtja përbën avantazh).
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizimi dhe kujdes ndaj detajeve.
- Njohuri të programeve Microsoft Office dhe bazave të të dhënave ligjore.
Çfarë ofrojmë
- Rol strategjik drejtues në një nga kompanitë më të njohura teknologjike në Shqipëri
- Paketë konkurruese pagese dhe bonuse në bazë të performancës
- Mundësi për të ndërtuar dhe forcuar një kulturë sigurie në kompani
- Qasje në mjete të avancuara dhe projekte në nivel enterprise
- Mësim dhe zhvillim i vazhdueshëm me ekspozim në nivel drejtues
