Zero Trust with Trust: Kur Besimi Bëhet Standard Sigurie
Data: 11 Qershor 2024

Në një botë dixhitale që është gjithnjë në lëvizje, siguria nuk është më një opsion, por është domosdoshmëri. Dhe një nga konceptet më të diskutuara sot është filozofia Zero Trust. Në pamje të parë mund të duket paradoksale: si mund të ndërtosh besim, kur vetë qasja kërkon “zero besim”?
Këtë dilemë e trajtuam së fundmi në bootcamp-in e Entrust në Serbi, ku ekipet e Soft & Solution dhe Horizon Sh.p.k u përfshinë në një trajnim intensiv për t’u njohur më thellë me standardet dhe zbatimet praktike të Zero Trust në jetën reale të kompanive. Ajo që kuptuam qartazi ishte se: Zero Trust nuk është mungesë besimi, por është vendosje standardi, kontrolli dhe trajnimi të përditshëm për të ndërtuar një ambient pune të sigurt dhe të besueshëm.
Ermal Beqiri, themelues i Soft & Solution Group, e përmblodhi më së miri këtë filozofi duke thënë: “Zero Trust with Trust mund të duket paradoks, por funksionon. Ne besojmë te teknologjia, por e kontrollojmë dhe testojmë atë çdo ditë. Besojmë te njerëzit tanë, por i fuqizojmë me dije, trajnime dhe sisteme që e bëjnë këtë besim më të fortë.”
Në praktikat tona të përditshme, Zero Trust nuk është thjesht koncept, por filozofi pune. Ndërtojmë marrëdhënie besimi me partnerët tanë, por njëkohësisht vendosim protokolle të qarta sigurie për të mbrojtur veten dhe të dhënat tona. Përdorim inteligjencën artificiale jo për të zëvendësuar njerëzit, por për të forcuar sigurinë dhe për të identifikuar dobësi që mund të shndërrohen në rrezik. Frymëzohemi nga organizata si PKI Consortium, që punojnë për të ngritur standardet globale të sigurisë dhe transparencës.
Ky angazhim është pjesë e misionit tonë të përbashkët: të ndërtojmë një të ardhme ku teknologjia është e sigurt, bashkëpunimi është i ndershëm dhe çdo ndërveprim është i mbrojtur.