Sa software ka realisht brenda një software-i?
Data: 9 Shtator 2026

Kur ndërtohet një platformë software, ajo që zhvillohet posaçërisht për sistemin është vetëm një pjesë e teknologjisë që e bën atë të funksionojë.
Pas saj mund të qëndrojnë frameworks, libraries, packages, databaza, APIs dhe komponentë të tjerë që zgjidhin funksione të ndryshme, nga autentikimi dhe komunikimi me të dhënat deri te logging apo security.
Kjo është mënyra normale si ndërtohet software-i modern. Ekipet përdorin teknologji të provuara dhe komponentë ekzistues në vend që çdo funksion të zhvillohet nga zero.
Por sa më kompleks bëhet një sistem, aq më e rëndësishme bëhet një pyetje tjetër: a dimë saktësisht nga çfarë është ndërtuar?
Këtu fillon Software Supply Chain.
Çdo komponent bëhet pjesë e sistemit
Në një projekt software, zgjedhja e një library apo framework mund të duket si një vendim relativisht i vogël. Në realitet, ai komponent hyn në lifecycle-in e sistemit.
Ai ka një version, dependencies të veta, security updates dhe një ritëm të caktuar mirëmbajtjeje. Me kalimin e kohës mund të përditësohet, të ndryshojë ose të mos mbështetet më.
Për sisteme që duhet të funksionojnë dhe evoluojnë për vite, kjo ka rëndësi.
Në Soft & Solution Group, zhvillimi i një sistemi nuk shihet vetëm në nivelin e funksionaliteteve që duhet të realizohen. Arkitektura duhet të marrë në konsideratë edhe teknologjitë dhe dependencies mbi të cilat sistemi do të mbështetet gjatë lifecycle-it të tij.
Sepse një zgjedhje teknike e bërë sot bëhet pjesë e mënyrës si sistemi do të mirëmbahet nesër.
Çdo komponent zgjeron ekosistemin e sistemit
Një komponent i jashtëm mund të përbëjë vetëm një pjesë të vogël të një aplikacioni, por sapo përfshihet në të, bëhet pjesë e strukturës teknologjike që duhet menaxhuar në vazhdimësi.
Versionet ndryshojnë, publikohen përditësime, shfaqen dobësi të reja sigurie dhe disa teknologji, me kalimin e kohës, duhet të zëvendësohen. Për më tepër, një komponent mund të mbështetet te komponentë të tjerë, duke krijuar disa nivele varësish brenda të njëjtit sistem.
Në sisteme komplekse, rëndësi ka jo vetëm zgjedhja e teknologjive të duhura, por edhe kuptimi i qartë i mënyrës si ato lidhen dhe varen nga njëra-tjetra.
Kjo e bën më të kontrollueshëm edhe evolucionin e sistemit. Kur një komponent përditësohet, ndryshon ose paraqet një çështje sigurie, mund të vlerësohet më qartë ndikimi që ky ndryshim ka në pjesët e tjera të sistemit.
Në këtë mënyrë, menaxhimi i varësive bëhet pjesë e arkitekturës, sigurisë dhe qëndrueshmërisë afatgjatë të software-it.
Software Supply Chain shkon përtej librarive
Kodi që përfundon në aplikacion është vetëm një pjesë e zinxhirit.
Software-i kalon përmes source repositories, build systems, testing, package registries dhe CI/CD pipelines përpara se të arrijë në production.
Kjo do të thotë se integriteti i sistemit lidhet edhe me mënyrën si software-i ndërtohet dhe shpërndahet.
Për një ekip engineering, kontrolli i këtij procesi do të thotë të dish jo vetëm çfarë kodi po deploy-ohet, por edhe nga cilat komponentë është krijuar, çfarë versionesh janë përdorur dhe përmes cilit proces ka kaluar.
Pikërisht këtu Software Supply Chain kalon nga një koncept security në një pjesë të software governance.
Sistemet afatgjata kërkojnë kontroll afatgjatë
Një platformë mund të funksionojë për shumë vite, ndërsa teknologjitë brenda saj ndryshojnë vazhdimisht.
Dalojnë versione të reja. Dependencies përditësohen. Vulnerabilities zbulohen. Disa teknologji arrijnë fundin e support-it dhe duhet të zëvendësohen.
Për këtë arsye, në sisteme enterprise dhe platforma komplekse, arkitektura duhet të mendojë edhe për këtë evolucion.
Në Soft & Solution Group, kjo lidhet me një parim më të gjerë të inxhinerisë: një sistem duhet të jetë jo vetëm i ndërtuar mirë në momentin e deployment-it, por edhe i kuptueshëm, i kontrollueshëm dhe i mirëmbajtshëm gjatë gjithë ciklit të jetës së tij.
Siç e përmbledh Ermal Beqiri, themelues i Soft & Solution Group:
“Çdo sistem mbart brenda tij historinë e zgjedhjeve teknologjike mbi të cilat është ndërtuar. T’i njohësh dhe t’i menaxhosh këto zgjedhje në kohë është pjesë e përgjegjësisë për të ndërtuar software që mbetet i qëndrueshëm edhe ndërsa teknologjia rreth tij evoluon.”
Software Supply Chain, në këtë kuptim, është kontrolli mbi atë që ndërtojmë, mbi teknologjitë nga të cilat varet dhe mbi mënyrën si sistemi mund të vazhdojë të evoluojë në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme.