Kur bota është zyra jote: Si puna remote frymëzon kreativitetin
Data: 25 Tetor 2024

Në një kohë kur koncepti i remote work po fiton gjithnjë e më shumë terren, Soft & Solution ka zgjedhur të shkojë përtej idesë tradicionale të punës nga shtëpia. Për ne, puna në distancë nuk kufizohet brenda katër mureve, ajo ndodh në vende që frymëzojnë, nxisin kreativitetin dhe forcojnë lidhjet mes ekipit.
Eksperiencat tona të fundit në Europë, tregojnë qartë se kur ofron hapësirën e duhur, njerëzit jo vetëm që performojnë më mirë, por zbulojnë energji dhe aftësi të reja që pasurojnë gjithë kompaninë. Nga diskutimet mbi projekte, te idetë që lindin mes një pamjeje detare, puna bëhet më shumë se detyrë, ajo bëhet një proces krijues që sjell rezultate të qëndrueshme.
Soft & Solution ka ndërtuar një kulturë pune që vlerëson balancën mes jetës dhe profesionit. Programet tona të punës fleksibël dhe mundësia për të punuar nga vende frymëzuese janë pjesë e përpjekjes për të krijuar një ambient ku çdo anëtar i ekipit ndjehet i motivuar, i përfshirë dhe i vlerësuar.
Siç shprehet Ermal Beqiri, themelues i kompanisë: “Puna nuk është thjesht detyrë, është eksperiencë. Ne nuk kërkojmë nga ekipi ynë vetëm të japin maksimumin, por u japim hapësirën dhe besimin që ata të rriten, të frymëzohen dhe të sjellin më të mirën e tyre. Sepse kur ekipi është i frymëzuar, edhe rezultatet janë të jashtëzakonshme.”
Remote work që shkon përtej produktivitetit
Mundësia për të punuar nga çdo vend i botës nuk është një privilegj, por pjesë e filozofisë sonë si kompani. Kjo qasje e kthen punën në një udhëtim ku kreativiteti ushqehet nga eksperienca të reja dhe ku bashkëpunimi merr kuptim të ri.
Në Soft & Solution, ne besojmë se talenti shqiptar ka fuqinë të shkëlqejë kudo, por kur i ofrojmë hapësirën e duhur, ai krijon vlera që frymëzojnë përtej kufijve.