Ermal Beqiri: Kujtimet që na frymëzojnë për të ndërtuar të ardhmen
Data: 5 Qershor 2024

Ndonjëherë, nuk na duhet një makinë kohe për të udhëtuar në të shkuarën. Mjafton një moment i thjeshtë, një ndalesë, një udhëtim që në pamje të parë duket i zakonshëm, por që brenda vetes mban gjithë fuqinë për të zgjuar kujtime të thella.
Ky është reflektimi i fundit nga Ermal Beqiri, themelues i Soft & Solution Group, i cili ndau një moment personal që mbart më shumë se nostalgji, mbart frymëzim: “Një udhëtim me varkë që zgjati vetëm 50 minuta më çoi pas në kohë, në fëmijëri. Mendja më shkoi menjëherë te gjyshi im dhe rrëfimet e tij për Pragën, qyteti ku u diplomua plot 70 vite më parë. Ai e përshkruante me aq pasion dhe dashuri, sa ne e njohëm dhe e donim qytetin pa qenë kurrë aty.”
Ky udhëtim i vogël u bë një kujtesë e madhe: se historitë tona kanë vlerë. Se kujtimet nuk janë thjesht të shkuara, por burime frymëzimi për të tashmen dhe të ardhmen.
Në një realitet ku gjithçka lëviz me shpejtësi, shpesh harrojmë të ndalojmë për të parë nga vijmë. Por për Ermal Beqirin, kjo është një pjesë thelbësore e mënyrës si ai mendon dhe udhëheq:
“Nuk mjafton të ndërtosh teknologji. Duhet ta mbushësh atë me vlera, ndjenja dhe histori që kanë kuptim. Të ndajmë rrëfimet tona është mënyra më e mirë për të qëndruar njerëzorë në një botë gjithnjë e më digjitale.”
Në besojmë fort se çdo zhvillim i ri, çdo arritje, nis nga një ndjenjë e thellë për atë që jemi. Kultura jonë është ndërtuar mbi histori reale, përjetime personale dhe mbi një përkushtim të vërtetë për të lënë gjurmë pozitive në çdo gjë që bëjmë.