Ermal Beqiri: AI është kolegu i ri që dëgjon pa gjykim

Data: 4 Tetor 2024

Ermal Beqiri Soft & Solution Group

Në një kohë kur inteligjenca artificiale shihet kryesisht si një mjet për të analizuar të dhëna, automatizuar procese apo ndihmuar me kodim, ndonjëherë ajo na surprizon në mënyrat më njerëzore Ka raste kur AI nuk është thjesht një mjet teknik, por një ndihmës i heshtur në marrëdhëniet tona të përditshme, duke sjellë qartësi aty ku ka ngërç dhe balancë aty ku ndodhin përplasjet e mendimeve.

Pikërisht një situatë e tillë u nda së fundmi nga Ermal Beqiri, themelues i Soft & Solution Group, i cili shprehet:

“Sot u gjenda në një diskutim të thellë me një koleg. Kishim mendime të ndryshme për disa parime, një situatë jo e rrallë në punë. Zakonisht, kur mbërrijmë në një pikë të tillë, kërkojmë një palë të tretë, një koleg neutral që që të na ndihmojë të shohim më qartë.

Këtë herë, vendosëm të pyesim ChatGPT. Dhe në mënyrë surprizuese, funksionoi në mënyrë të shkëlqyer. Gjeti mesataren ideale mes dy këndvështrimeve. Kjo ishte një kujtesë se ndonjëherë, inteligjenca artificiale nuk është thjesht një algoritëm, por një ndërmjetës i paanshëm që sjell ekuilibër në biseda të vështira.”

Ky reflektim na kujton se: AI nuk ka pse të jetë vetëm pjesë e teknologjisë, por edhe një mjet i ri në mënyrën se si kuptojmë, bisedojmë dhe bashkëpunojmë.

Soft & Solution, ne e shohim inteligjencën artificiale si një partner që ndihmon në zhvillimin profesional, por edhe në ndërtimin e një kulture bashkëpunimi më të thellë, më të hapur dhe më të mençur.

Sepse në fund të ditës, ajo që ka më shumë vlerë është thellësia e komunikimit, cilësia e vendimeve dhe mirëkuptimi që ndërtojmë me njëri-tjetrin.

A do ta provonit edhe ju AI-n si ndërmjetës në vend të një kolegu?

Loading…