Nga auditorët në industri: ACTI dhe TCT nisin një bashkëpunim me vizion të qartë për të ardhmen

Data: 18 Shtator 2025

Nga auditorët në industri: ACTI dhe TCT nisin një bashkëpunim me vizion të qartë për të ardhmen

Në një epokë ku tregu i teknologjisë zhvillohet me ritme të shpejta, sfida më e madhe për të rinjtë mbetet një: si të kalojnë nga teoria në praktikë, nga auditorët në industri?

Albanian Council for Technology and Innovation (ACTI) ka zyrtarizuar së fundmi një partneritet strategjik me Tirana College of Technology, me një qëllim të qartë: t’i afrojë studentët ekselentë me realitetin e industrisë.

Si anëtarë aktivë të ACTI dhe mbështetës të këtij vizioni, Soft & Solution është e përkushtuar që të japë kontributin e saj në këtë urë lidhëse mes arsimit dhe praktikës profesionale.

Çfarë sjellë ky bashkëpunim?

  • Projekte reale ë zhvilluara në bashkëpunim me kompanitë anëtare.
  • Trajnime dhe eksperienca praktike të integruara në procesin mësimor.
  • Mundësi punësimi për studentët më të angazhuar dhe të talentuar.
  • Ndërtimin e një kulture bashkëpunimi mes edukimit dhe industrisë.

Nga ide në produkte. Nga studentë në profesionistë. Ky është vizioni i përbashkët për një rrugëtim që ka nisur me hapa konkretë dhe me mbështetjen e një komuniteti të gjerë profesional, ku Soft & Solution është krenare që kontribuon si pjesë aktive e këtij transformimi.

Loading…