Pyetjet më të shpeshta:
Ofron zgjidhje të personalizuara software, platforma të integruara, aplikacione web/mobile, sisteme për sektorin publik dhe privat, mirëmbajtje, konsulencë teknologjike dhe rikuperim të të dhënave.
Na kontaktoni nëpërmjet formularit zyrtar ose emailit. Pas shqyrtimit fillestar, ne kryejmë një analizë të detajuar të nevojave dhe hartojmë një propozim të personalizuar për projektin tuaj.
Po. Jemi të gatshëm të ofrojmë shërbimet tona në tregje ndërkombëtare, duke sjellë të njëjtin nivel cilësie dhe përkushtimi si në projektet tona vendase.
Proceset tona janë të dokumentuara, të matshme dhe në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare ISO.
Kompania Soft & Solution ofron si mundësi të vetme aplikimi për një pozicion pune vakant, aplikimin përmes sistemit tonë zyrtar të rekrutimit. Nëse mendoni se jeni kandidati i duhur për t’u bashkuar me ekipin tonë, klikoni në linkun më poshtë për të parë pozicionet e hapura dhe për të dorëzuar aplikimin tuaj: Shiko Vendet Vakante.
Soft Academy është një program trajnimi i avancuar për zhvillim profesional në fushën e teknologjisë. Synon të përgatisë specialistë të aftë për tregun e punës, me fokus te përvoja praktike, zgjidhja e sfidave reale dhe mentorimi nga profesionistë të industrisë.
Përgjigjia merret brenda 5–10 minutash për kërkesat e paraqitura gjatë orarit zyrtar të punës.