Soft & Solution Triathlon 2025

Soft & Solution Triathlon 2025: Një pasaportë drejt sfidave dhe suksesit

Soft & Solution Triathlon 2025

Këtë vit kemi vendosur që staff retreat i Soft & Solution të mos jetë thjesht një pushim, por një garë e madhe mes nesh. Nga idetë e para deri tek surpriza e pasaportës gjigande, gjithçka u konceptua për të sjellë një eksperiencë ndryshe: një Triathlon që bashkon energjinë, sfidat dhe frymën e ekipit në një udhëtim unik.

Energjia shpërtheu në momentin kur pasaporta gjigande u hap dhe zbuloi destinacionin final të Soft & Solution Triathlon 2025: Zvicra 🇨🇭! Me këtë surprizë nis zyrtarisht një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me sfida, guxim dhe bashkëpunim.

Në tarracën e zyrave, mes duartrokitjeve dhe buzëqeshjeve, pasaporta u shndërrua në simbolin e një aventure të re. Çdo vulë e saj përfaqëson tri garat ku ekipi ynë do të testohet dhe shkëlqejë: hiking, biking dhe boating.

“Kjo pasaportë është simboli i vizionit tonë: çdo sfidë është një stampë në rrugën tonë drejt rritjes. Triathlon-i nuk është vetëm garë, është një udhëtim që na mëson se suksesin nuk e arrin vetëm, por e arrin kur punon si ekip” u shpreh Ermal Beqiri, themelues i Soft & Solution.

Triathlon është shumë më tepër sesa një team building klasik. Është një corporate challenge që teston durimin, frymën e bashkëpunimit dhe aftësinë për të thyer limitet. Çdo pjesëmarrës fiton lidhje më të forta, kujtime të paharrueshme dhe motivim të ri. Dhe për grupin që do të ngjitet në podium si kampion? Një surprizë e madhe i pret: një udhëtim tjetër diku në botë.

Në Soft & Solution, ne besojmë se suksesi fillon nga njerëzit. Kultura jonë e kompanisë është ndërtuar mbi respekt, zhvillim dhe mbështetje të vazhdueshme për ekipin. Çdo aktivitet, nga trajnimet te eventet, është një investim për t’i dhënë stafit hapësirën të rritet, të frymëzohet dhe të ndjejë se është pjesë e një familjeje që ecën përpara së bashku. Për ne, ekipi është forca më e madhe e inovacionit dhe rritjes afatgjatë.

Triathlon 2025 ka nisur. Stampat e para janë vendosur. Pyetja që mbetet është: kush do ta marrë vulën e fundit të fitores?

 

Loading…