Aktivitete

Soft & Solution Triathlon 2025 nisi në Kotor me Kayak Challenge

Kayak Challenge Soft & Solution

Me diellin që pasqyrohej mbi ujërat e kaltër të Kotorit dhe një atmosferë të mbushur me entuziazëm, Soft & Solution nisi zyrtarisht Triathlon 2025 me Kayak Challenge. Një garë që nuk testoi vetëm shpejtësinë, por edhe bashkëpunimin, guximin dhe shpirtin e ekipit.

Që në nisje, atmosfera ishte plot energji dhe emocione. Sfida nuk ishte e lehtë, duhej forcë, durim dhe ritëm i vazhdueshëm për ta çuar deri në fund. Megjithatë, çdo pjesëmarrës tregoi vendosmëri, duke mos u dorëzuar edhe kur lodhja u bë e ndjeshme. Të gjithë arritën në finish line, duke treguar se suksesi i vërtetë është kur e çon sfidën deri në fund, pavarësisht vështirësive.

Fituesit e kësaj gare: Marsel Shira, Enio Danushi, Bardhi Xhelili, Eleonora Beqiri, Ingrid Spahija dhe Serena Aruci, dhanë shembullin më të mirë të përkushtimit dhe vendosmërisë. Por mbi të gjitha, për çdo pjesëmarrës kjo garë ishte një përvojë që solli adrenalinë, energji dhe kujtime të paharrueshme.

Ashtu siç u shpreh edhe themeluesi i kompanisë, Ermal Beqiri:

“Kayak Challenge më kujtoi se Soft & Solution nuk është thjesht një kompani. Është një frymë që ecën përpara vetë, me ose pa mua. Dhe kjo është fitorja më e madhe.”

Ky moment pasqyron më së miri kulturën e Soft & Solution: çdo sfidë, çdo garë dhe çdo aktivitet është një dëshmi se suksesi ndërtohet mbi ekipin, jo mbi individin. Përmes aktiviteteve si Triathlon-i, kompania forcon lidhjet mes njerëzve, rrit besimin dhe shtyn kufijtë e mundësive.

Ky ishte vetëm fillimi i Soft & Solution Triathlon 2025. Pas Kotorit, na presin edhe dy sfida të tjera: hiking dhe biking, që do të testojnë guximin dhe shpirtin e ekipit, duke treguar edhe një herë se Soft & Solution mbetet një model i kulturës së ekipit dhe inovacionit.

 

Loading…