
Në një kohë kur ritmi i punës është i shpejtë dhe sfidat të shumta, ekipi i Soft & Solution vendosi të ndalet për pak. Jo për t’u larguar nga puna, por për të reflektuar, për të krijuar kujtime dhe për të forcuar lidhjet që na bëjnë të ecim përpara si një ekip i bashkuar. Destinacioni? Dolomitet e mrekullueshme, një nga perlat më mahnitëse të Alpeve Italiane.
Për 4 ditë me radhë, pistat e skive u kthyen në një hapësirë të lirë bashkëpunimi, ku çdo rrëshqitje në borë shoqërohej me buzëqeshje, ndihmë dhe motivim nga njëri-tjetri. Ishte më shumë se sport, ishte një mënyrë për të njohur më mirë kolegët jashtë zyrës, për të ndarë histori, për të kuptuar më thellë njerëzit me të cilët ndajmë përditshmërinë.
“Në një pistë me borë, asgjë nuk është e thjeshtë. As zbritja, as drejtimi, as balanca. Por aty ku terreni të sfidon, mësimi bëhet më i thellë: nuk ecet vetëm për shpejtësi, por për qëndrueshmëri. Në Dolomites kuptuam se suksesi nuk matet me shpejtësinë e zbritjes, por me mënyrën si qëndron në këmbë kur terreni bëhet i vështirë, dhe me forcën që merr kur ke ekipin në krah.” tha Ermal Beqiri, themelues i Soft & Solution Group.
Ky udhëtim në Dolomites nuk kishte të bënte vetëm me borën, pamjet apo sportin. Kishte të bënte me energjinë që merr kur ndan kohë me njerëz që i beson dhe që të motivojnë çdo ditë. Në një atmosferë të relaksuar dhe pa presion, bisedat u bënë më të thella, idetë më të qarta dhe fryma e ekipit më e fortë se kurrë.
Kujtimet nga Dolomitet nuk do të na shërbejnë vetëm si histori për të treguar, por si shtytje për të vazhduar me më shumë pasion dhe besim në rrugëtimin tonë.