
Në një përpjekje për të shpëtuar nga rutina e përditshme dhe për të krijuar lidhje më të forta për të përmirësuar bashkëpunimin mes anëtarëve të ekipit tonë, Soft & Solution organizoi një Staff Retreat në Mal të Zi. Ky udhëtim i jashtëzakonshme ofroi një mundësi të mrekullueshme për të shkëmbyer ide dhe për të mbledhur energji të reja.
Në fillim, ishte një sfidë për të lundruar të gjithë në të njëjtin drejtim. Varkat e ndara kërkonin koordinim, komunikim dhe ritëm të përbashkët. Por me durim dhe përkushtim, arritëm jo vetëm të ecim si një trup i vetëm, por edhe të krijojmë një ndjesi të fortë uniteti që rrallë ndërtohet brenda mureve të një zyre. Ky moment tregoi se sa shumë mund të arrihet kur çdo individ kontribuon për një qëllim të përbashkët.
Gjatë këtij udhëtimi, pati hapësirë edhe për reflektim mbi vizionin e kompanisë, për sfidat që na presin dhe për mundësitë e zhvillimit profesional. U fol për ndërtimin e kulturës së ekipit, për sfidat në industrinë e teknologjisë dhe për mënyrat si mund të rritemi së bashku, jo vetëm si profesionistë por si njerëz. Qëllimi nuk ishte thjesht relaksimi i ekipit, por ndërtimi i një kuptimi të përbashkët mbi atë që duam të ndërtojmë së bashku.
Ermal Beqiri, themelues i Soft & Solution, tha gjatë udhëtimit: “Në një ekip të shëndetshëm, nuk ka rëndësi kush është kapiteni, por që të gjithë rreshtohen me të njëjtin vizion dhe me të njëjtin ritëm. Ky udhëtim ishte dëshmi e kësaj filozofie që ne e ndërtojmë çdo ditë.”
Ky retreat ishte një përvojë që la gjurmë të thella te secili prej nesh. E ndamë jo vetëm hapësirën fizike të detit, por edhe hapësirën emocionale për të dëgjuar, për të motivuar dhe për të krijuar kujtime që do të na ndihmojnë të ecim më të fortë. Me energji të re, me lidhje të forcuara në ekip, dhe me vizion të kthjellët, jemi kthyer për të vazhduar misionin tonë në fushën e teknologjisë me më shumë vendosmëri se kurrë.