Aktivitete

10 Vjet Soft & Solution: Një dekadë inovacioni, bashkëpunimi dhe suksesi të përbashkët

10 Vjet Soft & Solution: Një dekadë inovacioni, bashkëpunimi dhe suksesi të përbashkët

Këtë vit, Soft & Solution feston 10 vjet rrugëtim: një dekadë e mbushur me përkushtim, sfida të tejkaluara dhe shumë arritje që kanë lënë gjurmë.

10 vite bashkë. 10 vite ide që janë kthyer në zgjidhje reale. 10 vite ku çdo kod, çdo projekt dhe çdo marrëdhënie me klientin ka reflektuar një filozofi të qartë: të ndërtosh me cilësi, me pasion dhe me njerëz që kujdesen.

Në eventin tonë të përvjetorit, që mblodhi së bashku të gjithë ekipin, reflektuam mbi rrugën që kemi ndjekur dhe forcën që na ka drejtuar këtu ku jemi sot. Siç thuhet shpesh “Teamwork makes the dream work” dhe në rastin tonë, ëndrrat janë bërë realitet përmes bashkëpunimit, besimit dhe pasionit për të krijuar diçka me vlerë.

Ndërkohë që po festonim arritjet, Ermal Beqiri, Themelues i Soft & Solution, u shpreh: “Kur shikoj pas këtyre 10 viteve, shoh shumë më tepër se projekte dhe arritje. Shoh njerëz që janë rritur bashkë, që kanë ndarë ëndrra, sfida dhe suksese. 10 vite punë, 10 vite besim dhe bashkëpunim, 10 vite që do t’i zgjidhja sërish, sepse janë ato që na formuan si ekip dhe si kulturë.”

Me sytë nga e ardhmja, ne nuk shohim thjesht një tjetër dekadë. Shohim mundësi të reja për t’u rritur, për të inovuar dhe për të ndikuar pozitivisht në komunitet. Dhe mbi të gjitha, shohim një ekip që do të vazhdojë të ndërtojë çdo ditë me të njëjtën dashuri që na ka çuar deri këtu.

Gëzuar 10-vjetorin, Soft & Solution!

 

Loading…