Soft & Solution

Soft & Solution Group kërkon të punësojë Specialist IT

 

Rreth Soft & Solution

Soft & Solution është një kompani e cila po rritet me hapa të shpejtë, e specializuar në zhvillimin e programeve, aplikacioneve dhe ofrimin e shërbimeve IT. Me fokus te inovacioni dhe cilësia, ne ofrojmë zgjidhjet më të mira për klientët tanë në industri të ndryshme. Ekipi ynë vlerëson bashkëpunimin, zhvillimin e vazhdueshëm dhe përkushtimin për përsosmëri. Nëse jeni të apasionuar pas teknologjisë dhe cilësisë, ju ftojmë të bëheni pjesë e rrugëtimit tonë!

 

Përgjegjësitë kryesore

  • Instalon dhe kryen riparime të vogla në hardware dhe software duke ndjekur manualet teknike.
  • Mbikëqyr ecurinë e përditshme të sistemeve kompjuterike.
  • Përgatit pajisjet kompiuterike për përdorim nga punonjësit, duke siguruar instalimin e duhur të kabllove, sistemeve operative dhe software të përshtatshëm.
  • Kryen vlerësimet e software ose hardware dhe rekomandon përmirësime ose përditësime.
  • Të dijë të përdorë dhe të menaxhojë sistemet e operimit Windows 7,8,10 dhe troubleshooting të tyre;
  • Të kujdeset për sistemet e sigurisë të të dhënave, si antivirus, etj;
  • Të mirëmbajë Printera, Fotokopje dhe Skanera.

 

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar arsim e lartë në degët Informatike, Inxhinjeri Kompjuterash;
  • Të ketë minimumi 2 vite eksperiencë në pozicion të ngjashëm;
  • Të kenë aftesi të mira komunikuese në punë dhe në grup;
  • Preferohet të kenë eksperiencë pune në sektore të ngjashëm;
  • Preferohet të kenë leje për drejtim automjeti;
  • Të kenë njohuri të mira në gjuhën angleze.

 

Pse të bashkoheni me Soft & Solution?

  • Ne ofrojmë programe zhvillimi, mentorim dhe mbështetje për mësim të vazhdueshëm.
  • Bashkohuni në një kulturë inovacioni ku idetë e reja mirëpriten dhe inkurajohen.
  • Përfitoni nga një pagë konkurruese, paketë përfitimesh gjithëpërfshirëse dhe bonuse bazuar në performancë.