Soft & Solution

Soft & Solution Group kërkon të zgjerojë ekipin me Psikolog Karriere

 

Rreth Soft & Solution

Soft & Solution është një kompani e cila po rritet me hapa të shpejtë, e specializuar në zhvillimin e programeve, aplikacioneve dhe ofrimin e shërbimeve IT. Me fokus te inovacioni dhe cilësia, ne ofrojmë zgjidhjet më të mira për klientët tanë në industri të ndryshme. Ekipi ynë vlerëson bashkëpunimin, zhvillimin e vazhdueshëm dhe përkushtimin për përsosmëri. Nëse jeni të apasionuar pas teknologjisë dhe cilësisë, ju ftojmë të bëheni pjesë e rrugëtimit tonë!

 

Përgjegjësitë kryesore

  • Harton teste personaliteti me qëllim orientimin profesional të të rinjve sipas grupmoshave;
  • Krijon plane të dedikuara për secilin prej tyre;
  • Identifikon pikat e forta dhe aftësitë profesionale që zotërojnë aplikantët;
  • Identifikon mundesitë për efikasitet në procesin e punës dhe qasje inovative për kompletimin me sukses të punës;
  • Përpilon raporte periodike;

 

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë, në Psikologji;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/Paketa Microsoft Office;
  • Të jenë të komunikueshëm, metodikë dhe të organizuar;
  • Ndershmëri dhe integritet;
  • Shumë të besueshëm, etikë dhe diskretë;
  • Aftësi të mira organizative dhe pune në grup;

 

Pse të bashkoheni me Soft & Solution?

  • Ne ofrojmë programe zhvillimi, mentorim dhe mbështetje për mësim të vazhdueshëm.
  • Bashkohuni në një kulturë inovacioni ku idetë e reja mirëpriten dhe inkurajohen.
  • Përfitoni nga një pagë konkurruese, paketë përfitimesh gjithëpërfshirëse dhe bonuse bazuar në performancë.