Soft & Solution Group kërkon të punësojë një Menaxher Projektesh

Rreth Soft & Solution
Soft & Solution është një kompani e cila po rritet me hapa të shpejtë, e specializuar në zhvillimin e programeve, aplikacioneve dhe ofrimin e shërbimeve IT. Me fokus te inovacioni dhe cilësia, ne ofrojmë zgjidhjet më të mira për klientët tanë në industri të ndryshme. Ekipi ynë vlerëson bashkëpunimin, zhvillimin e vazhdueshëm dhe përkushtimin për përsosmëri. Nëse jeni të apasionuar pas teknologjisë dhe cilësisë, ju ftojmë të bëheni pjesë e rrugëtimit tonë!
Përgjegjësitë kryesore
- Punon në bashkëpunim me ekipin gjatë gjithë ciklit të zhvillimit të produktit.
- Azhornon në kohë reale raportet e ecurisë së projektit dhe të grupit të zhvillimit.
- Përditëson në mënyrë periodike çdo dokument që lidhet me implementimin dhe mirëmbajtjen e projektit.
- Përgatitja e dokumenteve dhe pajisjeve që nevojiten për trajnimin/prezantimin e projektit.
- Trajnimi i përdoruesve të sistemit gjatë fazës së fundit të projektit.
- Organizon kërkesat për ndryshime nga kërkesat e klientit.
Kualifikimet
- Scrum
- Të ketë mbaruar bachelorin.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze.
- Aftësi në përgatitjen e dokumenteve.
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
- Të komunikueshëm, metodikë dhe të organizuar.
- Ndershmëri dhe integritet.
- Shumë të besueshëm, etikë dhe diskretë.
- Aftësi të mira organizative dhe pune në grup.
- Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur me pak mbikëqyrje.
Avantazh përbën:
- Kanë mbaruar studimet me mesatare mbi 8 për Menaxhim Biznesi, Ekonomik, Juridik.
- Janë të pajisur me leje drejtimi të automjetit.
- Kanë eksperiencë të mëparshme në menaxhim projekti.
Pse të bashkoheni me Soft & Solution?
- Ne ofrojmë programe zhvillimi, mentorim dhe mbështetje për mësim të vazhdueshëm.
- Bashkohuni në një kulturë inovacioni ku idetë e reja mirëpriten dhe inkurajohen.
- Përfitoni nga një pagë konkurruese, paketë përfitimesh gjithëpërfshirëse dhe bonuse bazuar në performancë.