Soft & Solution Group kërkon të zgjerojë ekipin me Software Delivery Coordinator

Rreth Soft & Solution
Soft & Solution është një kompani e cila po rritet me hapa të shpejtë, e specializuar në zhvillimin e programeve, aplikacioneve dhe ofrimin e shërbimeve IT. Me fokus te inovacioni dhe cilësia, ne ofrojmë zgjidhjet më të mira për klientët tanë në industri të ndryshme. Ekipi ynë vlerëson bashkëpunimin, zhvillimin e vazhdueshëm dhe përkushtimin për përsosmëri. Nëse jeni të apasionuar pas teknologjisë dhe cilësisë, ju ftojmë të bëheni pjesë e rrugëtimit tonë!
Përshkrimi i punës
Software Delivery Coordinator është përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e dorëzimit në kohë të projekteve softuerike, duke siguruar që të gjitha rezultatet përfundimtare të përmbushin standardet e cilësisë dhe të jenë në përputhje me objektivat e biznesit. Ky rol vepron si urë lidhëse midis menaxhimit të projektit dhe menaxhimit të lartë, me fokus të veçantë në planifikim, ndjekjen e progresit dhe identifikimin e pengesave që mund të ndikojnë në afatet e dorëzimit.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Koordinimi i aktiviteteve të dorëzimit të softuerit në bashkëpunim me ekipet drejtuese
- Monitorimi i progresit ditor/javor dhe sigurimi që rezultatet janë në përputhje me kërkesat dhe standardet e cilësisë
- Ndihma në identifikimin dhe zgjidhjen e pengesave që ndikojnë në dorëzimin në kohë
- Përgatitja e raporteve të rregullta mbi statusin e projekteve dhe progresin e dorëzimit për menaxhmentin e lartë
- Bashkëpunimi i ngushtë me menaxherët e projekteve për të garantuar një cikël zhvillimi të qetë dhe të organizuar
- Sigurimi që e gjithë dokumentacioni i projektit dhe proceset operacionale të jenë të përditësuara dhe të qarta
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Softuerike apo fusha të ngjashme
- Eksperiencë e mëparshme në koordinimin e projekteve softuerike ose role të ngjashme
- Aftësi të forta organizative dhe komunikuese
- Njohuri të mira në përdorimin e mjeteve të menaxhimit të projekteve dhe ndjekjes së detyrave
- Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht në një ambient dinamik
- Kuptim i ciklit të zhvillimit të softuerit (SDLC) dhe metodologjive Agile
Pse të bashkoheni me Soft & Solution?
- Ne ofrojmë programe zhvillimi, mentorim dhe mbështetje për mësim të vazhdueshëm.
- Bashkohuni në një kulturë inovacioni ku idetë e reja mirëpriten dhe inkurajohen.
- Përfitoni nga një pagë konkurruese, paketë përfitimesh gjithëpërfshirëse dhe bonuse bazuar në performancë.