Soft & Solution

Soft & Solution Group kërkon të zgjerojë ekipin me Programues Junior

 

Rreth Soft & Solution

Soft & Solution është një kompani e cila po rritet me hapa të shpejtë, e specializuar në zhvillimin e programeve, aplikacioneve dhe ofrimin e shërbimeve IT. Me fokus te inovacioni dhe cilësia, ne ofrojmë zgjidhjet më të mira për klientët tanë në industri të ndryshme. Ekipi ynë vlerëson bashkëpunimin, zhvillimin e vazhdueshëm dhe përkushtimin për përsosmëri. Nëse jeni të apasionuar pas teknologjisë dhe cilësisë, ju ftojmë të bëheni pjesë e rrugëtimit tonë!

 

Përshkrimi i punës

Si pjesë përbërëse e stafit të Soft & Solution, Junior Programmer do të trajnohet për të programuar në WLanguage dhe do të integrohet në një nga ekipet e zhvillimit. Programuesi Junior do të angazhohet në projekte të zhvilluara sipas metodologjisë Scrum, duke pasur kështu mundësinë për të punuar në një ekip dhe për të ruajtur autonominë.

 

Përgjegjësitë kryesore

  • Do të punojë si pjesë përbërëse e ekipit Scrum, duke qenë prezent në daily scrum, duke marrë feedback ditor për tasket e caktuara brenda sprintit.
  • Do të zhvillojë algoritme eficente për të zgjidhur kërkesat e product backlog.
  • Do të kryejë unit testing të aplikacionit.

 

Kualifikimet

  • Dëshira për të mësuar teknologji të reja.
  • Ndershmëri dhe integritet.
  • Dëshirë për të punuar, besueshmëri dhe etikë profesionale.
  • Njohuri bazë në programimin e orientuar nga objektet.
  • Njohuri bazë në databazat relacionale (ORACLE, MySQL, SQL Server).
  • Aftësi të mira analitike dhe komunikimi.
  • Aftësi të mira organizative dhe punë në grup.
  • Njohuri të gjuhës angleze.
  • Multitasking.

 

Pse të bashkoheni me Soft & Solution?

  • Ne ofrojmë programe zhvillimi, mentorim dhe mbështetje për mësim të vazhdueshëm.
  • Bashkohuni në një kulturë inovacioni ku idetë e reja mirëpriten dhe inkurajohen.
  • Përfitoni nga një pagë konkurruese, paketë përfitimesh gjithëpërfshirëse dhe bonuse bazuar në performancë.