Soft & Solution

Soft & Solution Group kërkon të zgjerojë ekipin me Intermediate Software Developer

 

Rreth Soft & Solution

Soft & Solution është një kompani e cila po rritet me hapa të shpejtë, e specializuar në zhvillimin e programeve, aplikacioneve dhe ofrimin e shërbimeve IT. Me fokus te inovacioni dhe cilësia, ne ofrojmë zgjidhjet më të mira për klientët tanë në industri të ndryshme. Ekipi ynë vlerëson bashkëpunimin, zhvillimin e vazhdueshëm dhe përkushtimin për përsosmëri. Nëse jeni të apasionuar pas teknologjisë dhe cilësisë, ju ftojmë të bëheni pjesë e rrugëtimit tonë!

 

Përshkrimi i punës

Soft & Solution shpk po kërkon një Software Developer me eksperiencë mbi 3 vite, i cili të jetë i apasionuar pas zhvillimit të softuerit dhe të kontribuojë në ndërtimin e aplikacioneve cilësore dhe inovative. Kandidati ideal duhet të ketë përvojë të fortë praktike në programim, të zotërojë gjuhë moderne programimi dhe të jetë i aftë të punojë në mënyrë bashkëpunuese me ekipin e zhvillimit dhe palët e interesit.

 

Përgjegjësitë kryesore

  • Zhvillimi, testimi dhe mirëmbajtja e aplikacioneve softuerike.
  • Implementimi i funksionaliteteve të reja duke respektuar standardet e kodimit dhe praktikat më të mira.
  • Bashkëpunimi me ekipin e zhvillimit dhe menaxherët e projekteve për të realizuar kërkesat teknike.
  • Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve teknike dhe optimizimi i performancës së sistemeve ekzistuese.
  • Përdorimi i teknologjive moderne dhe propozimi i zgjidhjeve inovative për përmirësim të vazhdueshëm.

 

Kualifikimet

  • Të paktën 3 vite përvojë në zhvillimin e softuerit.
  • Aftësi të forta praktike në një ose më shumë gjuhë programimi moderne (p.sh. C#, Python, JavaScript, etj.) si dhe teknologji si .NET 
  • Eksperiencë me baza të dhënash dhe teknologji cloud konsiderohet avantazh.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe bashkëpunuese brenda një ekipi.
  • Aftësi të mira në zgjidhjen e problemeve dhe në të menduarit kritik.

 

Pse të bashkoheni me Soft & Solution?

  • Mundësi për të punuar në projekte sfiduese dhe inovative në një nga kompanitë më të njohura të teknologjisë në Shqipëri.
  • Paketë pagese konkurruese dhe bonuse në bazë të performancës.
  • Ambient pune bashkëpunues dhe mbështetës me mundësi reale për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.