Soft & Solution

Soft & Solution Group kërkon të zgjerojë ekipin me DevOps Junior

 

 

Rreth Soft & Solution

Soft & Solution është një kompani e cila po rritet me hapa të shpejtë, e specializuar në zhvillimin e programeve, aplikacioneve dhe ofrimin e shërbimeve IT. Me fokus te inovacioni dhe cilësia, ne ofrojmë zgjidhjet më të mira për klientët tanë në industri të ndryshme. Ekipi ynë vlerëson bashkëpunimin, zhvillimin e vazhdueshëm dhe përkushtimin për përsosmëri. Nëse jeni të apasionuar pas teknologjisë dhe cilësisë, ju ftojmë të bëheni pjesë e rrugëtimit tonë!

 

Përshkrimi i punës

Kompania jonë është në kërkim të një individi të motivuar për pozicionin DevOps Junior që do të na ndihmojë në automatizimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës sonë teknologjike.

 

Përgjegjësitë kryesore:

  • Konfigurimi dhe mirëmbajtja e pipelines për integrim dhe dërgim të vazhdueshëm (CI/CD) – p.sh. Jenkins, Azure DevOps.
  • Automatizimi i deploy-ve në mjedise test dhe production.
  • Konfigurimi dhe ndjekja e sistemeve të monitorimit si Prometheus, Grafana ose ELK Stack.
  • Marrja e veprimeve të para në raste alarmesh (incident response fillestar).
  • Mirëmbajtje e infrastrukturës cloud (Azure) ose servera fizikë/virtualë.
  • Puna me Docker: krijimi dhe mirëmbajtja e imazheve, përdorimi i docker-compose.
  • Konfigurim i Kubernetes ose sistemeve të tjera të orkestrimit.
  • Shkrimi i skripteve në Bash, PowerShell ose Python për detyra rutinë si backup, deployment, ose pastrim log-esh.
  • Puna me Git për versionim dhe bashkëpunim me ekipin e zhvillimit.
  • Implementimi i praktikave të sigurisë dhe menaxhimi i backup-eve të vazhdueshme.
  • Dokumentimi i procedurave dhe konfigurimeve teknike.
  • Bashkëpunim i ngushtë me zhvilluesit dhe sistem administratorët për të përmirësuar performancën dhe disponueshmërinë.

 

Kualifikimet:

  • Dëshirë për të mësuar dhe për t’u zhvilluar në fushën e DevOps.
  • Njohuri bazë mbi sistemet operative (Linux/Windows).
  • Aftësi për të punuar me mjete versionimi si Git.
  • Aftësi për të zgjidhur probleme dhe për të punuar në mënyrë të pavarur.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efektive në një mjedis dinamik dhe bashkëpunues.

 

Avantazh përbën:

  • Përvojë e mëparshme (edhe e kufizuar) me programim (p.sh. Python, Bash, ose një gjuhë tjetër).
  • Njohuri mbi konceptet e CI/CD, containera (Docker), ose shërbime cloud (Azure, AWS, etj).
  • Eksperiencë me ndonjë sistem monitorimi, menaxhim konfigurimi, apo orkestrim (Ansible, Terraform, Kubernetes, etj).

 

Pse të bashkoheni me Soft & Solution?

  • Mundësi për zhvillim profesional në një ambient bashkëpunues dhe inovativ.
  • Pagesë konkurruese dhe benefite të tjera.