Soft & Solution Group kërkon të zgjerojë ekipin me Cyber Security Specialist

Rreth Soft & Solution
Soft & Solution Group është një kompani lider në fushën e Teknologjise së Informacionit dhe Telekomunikacionit në Shqipëri që prej vitit 2011. Ne ndërtojmë sisteme software, kujdesemi për mirembajtjen e tyre dhe ofrojmë shërbime te avancuara IT për klientë në sektorë të ndryshëm.
Përmes Soft Academy, qendrës sone të trajnimit, investojmë në gjeneraten e ardhshme te profesionisteve te teknologjise. Kultura jonë vlerëson inovacionin, punën në ekip dhe mësimin e vazhdueshëm.
Kërkojmë Talente të Reja në Cyber Security!
Nëse je pasionant pas teknologjive të reja dhe tërhiqesh nga bota e sigurise kibernetike, kjo është mundësia jote!
Përgjegjësitë kryesore:
- Angazhim maksimal në ndjekjen e trajnimeve dhe respektimin e afateve.
- Gadishmëri për projekte praktike pas perfundimit të trajnimit.
- Entuziazem për të kontribuar në ndërtimin e një ekipi inovativ dhe të qendrueshëm.
- Interes afatgjatë për teknologjitë Microsoft dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional.
Kualifikimet:
- Diplomë Bachelor ose më lart në: IT, Inxhinieri Informatike, Elektronikë & Telekomunikacion, Shkenca Kompjuterike, etj.
- Pasion për Cyber Security dhe zhvillimin profesional në këtë fushë.
- Njohuri bazë në: networking, sisteme operative, konceptet baze të sigurisë.
- Avantazh: njohuri në gjuhët Python, PowerShell.
- Aftësi per të menduar në mënyrë analitike dhe për të zgjidhur probleme.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të mësuar në mënyrë të pavarur.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, me fokus në komunikim të qartë dhe efektiv.
Pse të bashkoheni me Soft & Solution?
- Paga konkurruese.
- Mundësi te shkëlqyera për zhvillim profesional.
- Punë me teknologjitë më të fundit dhe qasje ndaj risive.
- Kulturë bashkëpunuese dhe ambient pozitiv pune.
- Një mjedis që frymëzon dhe motivon çdo ditë.