Soft & Solution Group kërkon të zgjerojë ekipin me Specialist të Marrëdhënieve me Publikun

Rreth Soft & Solution
Soft & Solution është një kompani e cila po rritet me hapa të shpejtë, e specializuar në zhvillimin e programeve, aplikacioneve dhe ofrimin e shërbimeve IT. Me fokus te inovacioni dhe cilësia, ne ofrojmë zgjidhjet më të mira për klientët tanë në industri të ndryshme. Ekipi ynë vlerëson bashkëpunimin, zhvillimin e vazhdueshëm dhe përkushtimin për përsosmëri. Nëse jeni të apasionuar pas teknologjisë dhe cilësisë, ju ftojmë të bëheni pjesë e rrugëtimit tonë!
Përgjegjësitë kryesore
- Studimi i objektivave të Kompanisë, politikave promovuese dhe nevojave për të ndërtuar strategji të marrëdhënieve me publikun që ndikojnë në opinionin publik dhe promovojnë produkte, ide dhe shërbime.
- Përgatitja dhe redaktimi i publikimeve organizative, duke përfshirë buletinet e punonjësve ose raportet e aksionerëve, për audiencë të brendshme dhe të jashtme.
- Përditësimi dhe mirëmbajtja e faqeve web.
- Konsultimi me menaxherët për të identifikuar tendencat dhe interesat e grupit dhe ofrimi i këshillave për vendimet e biznesit.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë Bachelor, preferohet në profilin Marrëdhënie Ndërkombëtare;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/Paketa Microsoft Office;
- Të jenë të komunikueshëm, metodikë dhe të organizuar;
- Ndershmëri dhe integritet;
- Shumë të besueshëm, etikë dhe diskretë;
- Aftësi të mira organizative dhe pune në grup.
Pse të bashkoheni me Soft & Solution?
- Ne ofrojmë programe zhvillimi, mentorim dhe mbështetje për mësim të vazhdueshëm.
- Bashkohuni në një kulturë inovacioni ku idetë e reja mirëpriten dhe inkurajohen.
- Përfitoni nga një pagë konkurruese, paketë përfitimesh gjithëpërfshirëse dhe bonuse bazuar në performancë.