Soft & Solution

Soft & Solution Group kërkon të zgjerojë ekipin me Specialist të Inteligjencës Artificiale

 

Rreth Soft & Solution

Soft & Solution është një kompani e cila po rritet me hapa të shpejtë, e specializuar në zhvillimin e programeve, aplikacioneve dhe ofrimin e shërbimeve IT. Me fokus te inovacioni dhe cilësia, ne ofrojmë zgjidhjet më të mira për klientët tanë në industri të ndryshme. Ekipi ynë vlerëson bashkëpunimin, zhvillimin e vazhdueshëm dhe përkushtimin për përsosmëri. Nëse jeni të apasionuar pas teknologjisë dhe cilësisë, ju ftojmë të bëheni pjesë e rrugëtimit tonë!

 

Përgjegjësitë kryesore

  • Kryerjen e kërkimeve dhe të qenit i përditësuar me avancimet më të fundit të AI;
  • Zhvillimin e modeleve të AI, të algoritmeve dhe prototipave të Software;
  • Implementimin dhe optimizimin e zgjidhjeve të AI për aplikime në botën reale;
  • Bashkëpunimin me terma ndërfunksionale për të integruar teknologjite e AI në sistemet ekzistuese;
  • Testimin dhe vlerësimin e modeleve të AI për të siguruar performancën dhe saktësinë;
  • Ofrimin e ekspertizës teknike dhe suportimin e brendshëm apo të jashtëm për palët e interesuara.

 

Kualifikimet

  • Të ketë diplomën Bachelor ose Master për Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri, ose në fushë të ngjashme;
  • Të ketë njohuri shumë të mira mbi algoritmet e mësimit të makinerive dhe konceptet e AI;
  • Të ketë eksperiencë në gjuhët e programimit si Python, Java ose C++;
  • Të ketë aftësi në kornizat e njohura të AI si Tensorflow, PyTorch ose Keras;
  • Të ketë kuptueshmëri solide të strukturave të të dhënave, algoritmeve, analizave statistikore;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera për zgjidhjen e problemeve dhe aftësi analitike;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe pune në grup.

 

Pse të bashkoheni me Soft & Solution?

  • Ne ofrojmë programe zhvillimi, mentorim dhe mbështetje për mësim të vazhdueshëm.
  • Bashkohuni në një kulturë inovacioni ku idetë e reja mirëpriten dhe inkurajohen.
  • Përfitoni nga një pagë konkurruese, paketë përfitimesh gjithëpërfshirëse dhe bonuse bazuar në performancë.