Soft & Solution Group kërkon të punësojë Instruktor Part Time në profilin Back-End Web Development

Rreth Soft & Solution
Soft & Solution është një kompani e cila po rritet me hapa të shpejtë, e specializuar në zhvillimin e programeve, aplikacioneve dhe ofrimin e shërbimeve IT. Me fokus te inovacioni dhe cilësia, ne ofrojmë zgjidhjet më të mira për klientët tanë në industri të ndryshme. Ekipi ynë vlerëson bashkëpunimin, zhvillimin e vazhdueshëm dhe përkushtimin për përsosmëri. Nëse jeni të apasionuar pas teknologjisë dhe cilësisë, ju ftojmë të bëheni pjesë e rrugëtimit tonë!
Përgjegjësitë kryesore
- Udhëzoni studentët përmes zhvillimit të një projekti përfundimtar që do të nxjerr në pah aftësitë e tyre profesionale përpara menaxherëve të burimeve njerëzore;
- Krijimi i një komuniteti dinamik dhe bashkëpunues në klasë;
- Instruktorët do të duhet të angazhohen disa orë në javë për të përgatitur mësime dhe materiale, duke shfrytëzuar përmbajtjen ekzistuese të kurrikulës së Soft Academy;
- Frymëzoni studentët që të ngulmojnë në sfidat e të mësuarit të një grupi të ri aftësish.
Kualifikimet
- Diplomë Master në Inxhinieri Kompjuterike ose Shkenca Kompjuterike ose ekuivalente.
- 5 vjet përvojë në zhvillimin e Back-End Web Development
- Të keni njohuri në menaxhimin e projekteve si Agile ashtu edhe Water Fall Project Management, qasjet dhe njohja me mjetet e menaxhimit të projekteve.
- Njohuri të forta të OOP, C#, MVC.
- Zgjidhja e problemeve komplekse të performancës, sfidave arkitekturore dhe shfrytëzimeve të sigurisë është një domosdoshmëri.
- Kuptimi i kornizës MVC C# dhe modeleve të dizajnit.
- Përbëjnë avantazh individët që gëzojnë: përvojë në dizajnit UX;
- Njohuri të mira të bazave të të dhënave relacionale, mjeteve të kontrollit të versioneve dhe të zhvillimit të shërbimeve të internetit.
- Pasioni për praktikat më të mira të dizajnit dhe kodimit dhe një dëshirë për të zhvilluar ide të reja të guximshme.
- Krijimi i skemës së bazës së të dhënave që përfaqëson dhe mbështet proceset e biznesit.
Pse të bashkoheni me Soft & Solution?
- Ne ofrojmë programe zhvillimi, mentorim dhe mbështetje për mësim të vazhdueshëm.
- Bashkohuni në një kulturë inovacioni ku idetë e reja mirëpriten dhe inkurajohen.
- Përfitoni nga një pagë konkurruese, paketë përfitimesh gjithëpërfshirëse dhe bonuse bazuar në performancë.