Soft & Solution

Soft & Solution Group kërkon të punësojë Graphic Designer

 

Rreth Soft & Solution

Soft & Solution është një kompani e cila po rritet me hapa të shpejtë, e specializuar në zhvillimin e programeve, aplikacioneve dhe ofrimin e shërbimeve IT. Me fokus te inovacioni dhe cilësia, ne ofrojmë zgjidhjet më të mira për klientët tanë në industri të ndryshme. Ekipi ynë vlerëson bashkëpunimin, zhvillimin e vazhdueshëm dhe përkushtimin për përsosmëri. Nëse jeni të apasionuar pas teknologjisë dhe cilësisë, ju ftojmë të bëheni pjesë e rrugëtimit tonë!

 

Përshkrimi i punës

Soft & Solution kerkon te zgjeroje stafin me nje Graphic-Designer te ri, te vete-motivuar, dhe bashkepunues.Kandidati ideal duhet te kete aftesi te forta krijuese dhe nje portofol te punes i cili demonstron pasionin e tyre per dizajnin ilustrues dhe tipografine. Ky kandidat duhet te kete pervoja ne punen me shume platforma te ndryshme te dizajnit sic jane format dixhitale dhe te printuara.

 

Përgjegjësitë kryesore

  • Aftesi ne krijimin e logo-ve, dizajne, media te shtypura dhe dixhitale
  • Zhvillimi i nderfaqeve te software-ve te rinj, konceptimi i dizajnit dhe sugjerimi i permiresimeve per software-t ekzistues
  • Zhvillim/Propozim kompozime grafike qe i përshtaten kerkeses se klientit
  • Prezantim idesh dhe konceptesh te reja bordit menaxhues
  • Realizim projektesh dhe detyra te caktuara grafike nga bordi menaxhues
  • Bashkepunim dhe koordinim i perditshem me koleget
  • Mbledhje dhe raportime me stafin mbi ecurine dhe realizimin e projekteve sipas afateve te paracaktuara
  • Respektimi i deadline-ve te percaktuara dhe aftesi per te punuar nen presion

 

Kualifikimet

  • Te kete mbaruar bachelor-in
  • Te kete njohuri te mira te gjuhes angleze
  • Aftesi ne pergatitjen e dokumentave dhe raporteve teknike
  • Te jete origjinal, me nivel te larte kreativiteti dhe vizualiteti
  • Te jete i kujdesshem ndaj detajeve
  • Te jete fleksibel, entuziast dhe konfident
  • Njohuri mbi paketen Adobe Creative Suite
  • Eksperience te pakten 2 vjecare si Graphic Designer dhe UX Graphic Designer
  • Aftesi te forta komunikimi, te menduarit konceptual, aftesi modelimi dhe tipografike
  • Portofol i punes

 

Pse të bashkoheni me Soft & Solution?

  • Kushte komode pune
  • Mundesi zhvillimi permes trajnimeve te vazhdueshme
  • Njohja me trendet dhe praktikat me te mira
  • Mundesi certifikimi nga drejtuesit nderkombetare te teknologjise se informacionit