Soft & Solution

Soft & Solution Group kërkon të zgjerojë ekipin me Specialist të Inteligjencës Artificiale

 

Rreth Soft & Solution

Bëhu pjesë e Soft & Solution Group, një nga kompanitë lider në fushën e teknologjisë në Shqipëri, dhe kontribuo në ndërtimin e të ardhmes përmes AI!

Kërkojmë një profesionist me pasion për Machine Learning, Data Science dhe inovacion të bazuar në AI. Nëse dëshiron të kthesh idetë në zgjidhje inteligjente, vendi yt është këtu!

 

Përgjegjësitë kryesore

  • Kryerjen e kërkimeve dhe të qenit i përditësuar me avancimet më të fundit të AI;
  • Zhvillimin e modeleve të AI, të algoritmeve dhe prototipave të Software;
  • Implementimin dhe optimizimin e zgjidhjeve të AI për aplikime në botën reale;
  • Bashkëpunimin me terma ndërfunksionale për të integruar teknologjite e AI në sistemet ekzistuese;
  • Testimin dhe vlerësimin e modeleve të AI për të siguruar performancën dhe saktësinë;
  • Ofrimin e ekspertizës teknike dhe suportimin e brendshëm apo të jashtëm për palët e interesuara.

 

Kualifikimet

  • Diplomë në Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale, Data Science ose fusha të ngjashme;
  • Të ketë njohuri shumë të mira mbi modelet ML, gjuhën Python dhe përpunimin e të dhënave;
  • Mendim kritik dhe dëshirë për të eksploruar;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe pune në grup.

 

Pse të bashkoheni me Soft & Solution?

  • Projekte reale dhe sfiduese në fushën e AI;
  • Akses në mjetet dhe platformat më të avancuara;
  • Ambient pune bashkëpunues dhe me vizion;
  • Pagë konkurruese dhe mundësi për zhvillim profesional;