Soft & Solution

Soft & Solution Group kërkon të zgjerojë ekipin me Webmaster

 

Rreth Soft & Solution

Soft & Solution është një kompani e cila po rritet me hapa të shpejtë, e specializuar në zhvillimin e programeve, aplikacioneve dhe ofrimin e shërbimeve IT. Me fokus te inovacioni dhe cilësia, ne ofrojmë zgjidhjet më të mira për klientët tanë në industri të ndryshme. Ekipi ynë vlerëson bashkëpunimin, zhvillimin e vazhdueshëm dhe përkushtimin për përsosmëri. Nëse jeni të apasionuar pas teknologjisë dhe cilësisë, ju ftojmë të bëheni pjesë e rrugëtimit tonë!

 

Përgjegjësitë kryesore

  • Dizenjimi dhe zhvillimi i siteve dhe sistemeve te reja web.
  • Menaxhimi dhe mirembajtja e siteve ekzistuese te kompanise.
  • Raportimi periodik per statusin e faqeve qe ka ne menaxhim kompania.
  • Të sigurojë perfomancë të cilësisë së lartë të siteve duke identifikuar dhe menaxhuar në mënyrë eficente problemet që mund të ngrihen.
  • Do të punojë si pjesë përbërëse e ekipit Scrum, duke qenë prezent në daily scrum, duke marrë feedback ditor për tasket e caktuara brenda sprintit.
  • Realizimi i backupeve te faqeve web.
  • Perditesimi i faqeve web
  • Multitasking

 

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë Bachelor
  • Njohuri ne HTML, CSS, Javascript.
  • Njohuri ne WordPress, PHP dhe framework-e te tjera.
  • Aftësi të mira analitike dhe komunikimi.
  • Aftësi të mira organizative dhe punë në grup.
  • Njohuri të gjuhës angleze.
  • Dëshirë për të punuar, besueshmëri dhe etikë profesionale.

 

Pse të bashkoheni me Soft & Solution?

  • Kushte komode pune.
  • Mundësi zhvillimi nëpërmjet trajnimeve të personalizuara.
  • Njohja me trendet dhe praktikat më të mira në inxhinierinë e software.
  • Mundësi certifikimi nga liderët ndërkombëtare të teknologjisë së informacionit.
  • Eksperiencë pune në disa platforma zhvillimi.
  • Shpreh opinionet e tua dhe vrapo për të arritur qëllimet tona.