Soft & Solution

Soft & Solution Group kërkon të zgjerojë ekipin me Specialist Burimesh Njerezore

 

Rreth Soft & Solution

Soft & Solution është një kompani e cila po rritet me hapa të shpejtë, e specializuar në zhvillimin e programeve, aplikacioneve dhe ofrimin e shërbimeve IT. Me fokus te inovacioni dhe cilësia, ne ofrojmë zgjidhjet më të mira për klientët tanë në industri të ndryshme. Ekipi ynë vlerëson bashkëpunimin, zhvillimin e vazhdueshëm dhe përkushtimin për përsosmëri. Nëse jeni të apasionuar pas teknologjisë dhe cilësisë, ju ftojmë të bëheni pjesë e rrugëtimit tonë!

 

Përgjegjësitë kryesore

  • Zbatimi i planeve të trajnimit dhe zhvillimit profesional
  • Skedulimi i takimeve të rishikimit të performancës tremujore dhe vjetore me punonjësit
  • Përditësimi të dhënat e punonjësve me informacione të reja të punësimit dhe/ose ndryshime në statusin e punësimit
  • Administrimi i të dhënave organizative dhe përshkrimet e detajuara të punës së bashku me të dhënat e pagave
  • Planifimi i nevojave te punësimit dhe garantimi që procesi i rekrutimit të ecë pa probleme
  • Zhvillimi dhe zbatimi i politikave të burimeve njerëzore në të gjithë Kompaninë
  • Përditësimi dhe respektimi i ndryshimeve në legjislacionin e punës

 

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë Bachelor, preferohet në profilin Menaxhim Biznes;
  • Eksperiencë të mëparshme pune si Specialist Burimesh Njerëzore;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/Paketa Microsoft Office;
  • Të jenë të komunikueshëm, metodikë dhe të organizuar;
  • Ndershmëri dhe integritet;
  • Shumë të besueshëm, etikë dhe diskretë;
  • Aftësi të mira organizative dhe pune në grup.

 

Pse të bashkoheni me Soft & Solution?

  • Ne ofrojmë programe zhvillimi, mentorim dhe mbështetje për mësim të vazhdueshëm.
  • Bashkohuni në një kulturë inovacioni ku idetë e reja mirëpriten dhe inkurajohen.
  • Përfitoni nga një pagë konkurruese, paketë përfitimesh gjithëpërfshirëse dhe bonuse bazuar në performancë.