Soft & Solution

Soft & Solution Group kërkon të zgjerojë ekipin me Helpdesk me profil Finance

 

Rreth Soft & Solution

Soft & Solution është një kompani e cila po rritet me hapa të shpejtë, e specializuar në zhvillimin e programeve, aplikacioneve dhe ofrimin e shërbimeve IT. Me fokus te inovacioni dhe cilësia, ne ofrojmë zgjidhjet më të mira për klientët tanë në industri të ndryshme. Ekipi ynë vlerëson bashkëpunimin, zhvillimin e vazhdueshëm dhe përkushtimin për përsosmëri. Nëse jeni të apasionuar pas teknologjisë dhe cilësisë, ju ftojmë të bëheni pjesë e rrugëtimit tonë!

 

Përgjegjësitë kryesore

  • Mbështetja e zbatimit të Projektit duke kryer detyra logjistike dhe administrative në lidhje me Projektin
  • Komunikim dhe Suport i vazhdueshëm me klientët në platforma të ndryshme
  • Demonstroni përkushtim ndaj nevojave dhe konfidencialitetit të klientëve
  • Komunikimi me Departamentin Juridik në lidhje me zbatimin e aktiviteteve juridike të projektit.
  • Mbledhja dhe përpilimi i raporteve në lidhje me aktivitetet e Projektit
  • Asistimi i mbikëqyrësit në të gjitha fazat e Projektit
  • Gadishmëri në përmbushjen e detyrave të ndryshme që mund t’i jepen, sipas nevojave të kompanisë.

 

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në një nga degët e Fakultetit Ekonomik
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, verbal dhe të shkruar
  • Aftësi për të komunikuar me të gjitha nivelet e stafit ekzekutiv dhe klientëve
  • Aftësi organizative dhe vëmendje të lartë në detaje
  • Të ketë njohuri të paketës Microsoft Office (Outlook, Word, Excel dhe PowerPoint)
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze (të folur dhe të shkruar)
  • Të ketë aftësi të padiskutueshme të ruajtjes së konfidencialitetit
  • Eksperiencat e mëparshme përbëjnë avantazh

 

Pse të bashkoheni me Soft & Solution?

  • Ne ofrojmë programe zhvillimi, mentorim dhe mbështetje për mësim të vazhdueshëm.
  • Bashkohuni në një kulturë inovacioni ku idetë e reja mirëpriten dhe inkurajohen.
  • Përfitoni nga një pagë konkurruese, paketë përfitimesh gjithëpërfshirëse dhe bonuse bazuar në performancë.