Soft & Solution

Soft & Solution Group kërkon të zgjerojë ekipin me Technical Lead

 

Rreth Soft & Solution

Soft & Solution është një kompani e cila po rritet me hapa të shpejtë, e specializuar në zhvillimin e programeve, aplikacioneve dhe ofrimin e shërbimeve IT. Me fokus te inovacioni dhe cilësia, ne ofrojmë zgjidhjet më të mira për klientët tanë në industri të ndryshme. Ekipi ynë vlerëson bashkëpunimin, zhvillimin e vazhdueshëm dhe përkushtimin për përsosmëri. Nëse jeni të apasionuar pas teknologjisë dhe cilësisë, ju ftojmë të bëheni pjesë e rrugëtimit tonë!

 

Përshkrimi i punës

Soft & Solution shpk po kërkon një Technical Lead me aftësi të larta dhe motivim për të udhëhequr ekipin tonë të zhvillimit dhe për të siguruar dorëzimin me sukses të zgjidhjeve softuerike dhe projekteve me cilësi të lartë. Kandidati ideal duhet të ketë eksperiencë në zhvillimin e softuerit dhe programim si dhe përvojë të në drejtimin e ekipeve, duke nxitur bashkëpunimin dhe duke udhëhequr ekselencën teknike.

 

Përgjegjësitë kryesore

  • Udhëheqja, mentorimi dhe motivimi i një ekipi zhvilluesish për arritjen e objektivave të projekteve.
  • Mbikëqyrja e dizajnimit, zhvillimit dhe implementimit të zgjidhjeve softuerike.
  • Bashkëpunimi me menaxherët e projekteve, zhvilluesit dhe palët e interesit për të përcaktuar kërkesat teknike dhe prioritetet.
  • Sigurimi i respektimit të standardeve të kodimit, praktikave më të mira dhe proceseve të sigurimit të cilësisë.
  • Identifikimi dhe zgjidhja e sfidave teknike, duke siguruar dorëzimin e projekteve në kohë.
  • Përditësim mbi teknologjitë në zhvillim dhe rekomandime për përmirësime të vazhdueshme në ekip.

 

Kualifikimet

  • 3 ose me shumë vite përvojë në zhvillimin e softuerit me aftësi të avancuara në gjuhë dhe platforma programimi moderne.
  • Përvojë e provuar në drejtimin dhe/ose në menaxhimin e ekipeve të zhvillimit të softuerit.
  • Aftësi të forta për zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve teknike të sakta.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, lidershipi dhe ndërpersonale.
  • Aftësia për të balancuar udhëheqjen teknike me përfshirjen praktike në zhvillim kur është e nevojshme.

 

Pse të bashkoheni me Soft & Solution?

  • Rol teknik dhe strategjik në një nga kompanitë më të njohura teknologjike në Shqipëri
  • Paketë konkurruese pagese dhe bonuse në bazë të performancës
  • Mundësi për tu rritur dhe zhvilluar në role dhe eksperiencë.