Soft & Solution

Soft & Solution Group kërkon të zgjerojë ekipin me Junior Oracle DBA

 

Rreth Soft & Solution

Soft & Solution është një kompani e cila po rritet me hapa të shpejtë, e specializuar në zhvillimin e programeve, aplikacioneve dhe ofrimin e shërbimeve IT. Me fokus te inovacioni dhe cilësia, ne ofrojmë zgjidhjet më të mira për klientët tanë në industri të ndryshme. Ekipi ynë vlerëson bashkëpunimin, zhvillimin e vazhdueshëm dhe përkushtimin për përsosmëri. Nëse jeni të apasionuar pas teknologjisë dhe cilësisë, ju ftojmë të bëheni pjesë e rrugëtimit tonë!

 

Përshkrimi i punës

Kompania jonë është në kërkim të një individi të motivuar për pozicionin Junior Oracle DBA për të menaxhuar, mirëmbajtur dhe optimizuar databazat tona Oracle, duke garantuar performancë të lartë, siguri dhe disponueshmëri të vazhdueshme të të dhënave.

 

Përgjegjësitë kryesore:

  • Administrimi i databazave Oracle (instalim, konfigurim, mirëmbajtje dhe përditësim).
  • Monitorimi i performancës dhe optimizimi i databazës.
  • Sigurimi i kopjeve rezervë (backup) dhe rikthimit të të dhënave (recovery).
  • Bashkëpunimi me ekipet e zhvillimit për të siguruar strukturë të qëndrueshme dhe performancë optimale të databazës.

 

Kualifikimet:

  • Diplomë në Informatikë, Inxhinieri ose fushë të ngjashme.
  • Njohuri bazë mbi bazat e të dhënave relacionale.
  • Aftësi për të zgjidhur probleme dhe për të punuar në mënyrë të pavarur.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efektive në një mjedis dinamik dhe bashkëpunues.

 

Avantazh përbën:

  • Njohuri të përgjithshme mbi rrjetet kompjuterike (IP, DNS, etj).
  • Eksperiencë bazë me sistemet operative Linux dhe aftësi për të përdorur komanda në bash.
  • Njohuri bazë mbi backup-et, menaxhimin e përdoruesve dhe konfigurimin e shërbimeve në Linux.

 

Pse të bashkoheni me Soft & Solution?

  • Ambient profesional dhe mbështetës.
  • Pagesë konkurruese në përputhje me eksperiencën.
  • Mundësi për zhvillim të vazhdueshëm profesional.