Soft & Solution është kompania lider në vend që mundëson pajisjen me USB e-token të nevojshme për marrjen e nënshkrimit elektronik.

Hapat për marrjen e një nënshkrimi elektronik

◕ Për t’u pajisur me USB e-token ju duhet të aplikoni online në adresën e kompanisë www.softsolution.al në portalin PKI. Gjatë aplikimit ju duhet të ngarkoni dokumentat e nevojshme të skanuara dhe të firmosura dhe të bëni pagesën online nëpërmjet PayPal-it.

◕Dokumentat që nevojitet janë: Formulari i Kërkesës për Aplikim, Fotokopje e Kartës së Identitetit , Fotokopje e Licencës.

◕ Kujdes! Gjatë aplikimit ju duhet të plotësoni të dhënat tuaja sipas kërkesave në sistem në mënyrë që t’ju gjenerohet formulari i aplikimit. Më pas këtë formular e shkarkoni, e firmosni dhe e ngarkoni përsëri në sistem.